Komentimi i ajeteve 28-33 të sures Teube
“O ju që besuat! Vërtet, idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë! Nëse i frikësoheni skamjes, Allahu me dëshirën e vet do t'ju pastrojë me mirësitë e Tij. Allahu është i Gjithëdijshëm, është i Urtë.
Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
E jehuditë thanë: 'Uzejri është djali i Allahut'. E të krishterët thanë: 'Mesihu është djalë i Allahut'. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. Allahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët), pos për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë!
Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e Allahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë.
Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejnë idhujtarët.” Teube, 28-33.
Komenti
“O ju që besuat! Vërtet, idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë! Nëse i frikësoheni skamjes, Allahu me dëshirën e vet do t'ju pastrojë me mirësitë e Tij. Allahu është i Gjithëdijshëm, është i Urtë.
Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur."
Allahu në këtë ajet urdhëron muslimanët e pastër me fenë e tyre dhe me qenësinë e tyre që mos t'i lënë jobesimtarët t'i afrohen vendit të shenjtë, pas zbritjes së këtij ajeti. Për këtë i dërguari i Allahut e dërgoi Aliun që ta shoqërojë Ebu Bekrin në këtë vit dhe e urdhëroi që t'i thërrasë jobesimtarët që nuk do të bëjë haxhin pas këtij viti, asnjë jobesimtar dhe mos të bëjnë tavaf të zhveshur.
Transmetohet se Umer b. Abdulaziz ka thënë: “Ndaloni jehuditë dhe të krishterët që mos të hyjnë në xhamitë e muslimanve!”
Ky ajet është argument për ndytësinë e jobesimtarit, sikur që ka ardhur në hadith të vërtetë për pastërtinë e muslimanit, ku i dërguari i Allahut ka thënë: “Muslimanin nuk e bën të ndytë asgjë”.
Pra, jobesimtari është i ndytë, mirëpo a do të thotë se është i ndytë edhe trupi i tij? Xhumhuri (shumica) i dijetarëve janë të mendimit se trupi dhe qenia e tij nuk është e ndytë, sepse Allahu na ka lejuar ushqimin e ithtarëve të librit. Pastaj Allahu thotë në këtë ajet: "Nëse i frikësoheni skamjes, Allahu me dëshirën e vet do t'ju pastrojë me mirësitë e Tij". Ka thënë Muhamed b. Is’hak: "Kur zbriti ky ajet thanë se do të humbin tregjet tona dhe do të shkatërrohet tregtia jonë dhe do të humbë fitimi ynë që e kemi pasur deri tani. Atëherë zbriti ky ajet: 'Nëse i frikësoheni skamjes, Allahu me dëshirën e vet do t'ju pastrojë me mirësitë e Tij'".
Mukatili ka thënë: "Pasi që zbriti ky ajet në ndalimin e jobesimtrave që t'i ofrohen vendit të shenjtë, Allahu i begatoi banorët e Nexhdit me Islam, pastaj banorët e San’as dhe Xhurejshit të Jemenit. Po ashtu, këto ndihmuan dhe sollën shumë nga pasuria dhe Allahu u mjaftoi me këtë atyre të cilët frikësoheshin për humbjen e tregëtisë dhe pasurisë”.
Kur Allahu do i ndërron shkaqet me shkaqe të tjera. Nëse Ai mbyll një derë të riskut, hap shumë dyer dhe kështu me radhë.
Dahak ka thënë: "Allahu këtë ndalesë ia zëvendësoi me xhizjen (haraçin)".
Pastaj Allahu thotë në ajetin tjetër: "Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
E jehuditë thanë: 'Uzejri është djali i Allahut'. E të krishterët thanë: 'Mesihu është djalë i Allahut'. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. Allahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët), pos për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë!
Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e Allahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë.
Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejnë idhujtarët.”
Ky ajet ndan pjesën e parë me pjesën e dytë të kësaj sureje. Tekstet e pjesës së parë të kësaj sureje pasqyrojnë situatën e gadishullit arabik në atë kohë dhe pasqyron ngjarje dhe situata të cilat plotësisht ju përshtaten jobesimtarëve (mushrikëve). Ndërsa pjesa e dytë e kësaj sureje është e veçantë vetëm për ithtarët e librit. Ky ajet tregon për dispozitat dhe marrëdhëniet mes muslimanit dhe ithtarëve të librit.
Ky është ajeti i cili urdhëron luftën ndaj ithtarëve të librit dhe nuk pranohet prej tyre asnjë marrëveshje e asnjë paqe, derisa ata të japin xhizjen të nënshtruar dhe të poshtëruar. Nëse nuk pranojnë Islamin mirëpo paguajnë xhizjen, atëherë hyn nën kujdesjen e shtetit islam dhe mbrohen nga shteti islam. Ata nuk detyrohen që të pranojnë Islamin, sepse rregulla themelore e islamit është “nuk ka dhunë në fe”, por ata nuk duhet të lihen në fenë e tyre, përveç nëse japin xhizjen.
Ka thënë Muxhahidi: “Ky ajet ka zbritur kur u urdhërua i dërguari i Allahut që t'i lutojë romakët dhe pas zbritjes së këtij ajeti i dërguari i Allahut i luftoi romakët në betejën e Tebukut”.
Ky ajet është urdhri i parë për t'i luftuar ithtarët e librit, pasi që u kryen çështjet e idhujtarëve. Pasi që hyn njerëzit në fenë e Allahut grupe-grupe dhe gadishulli arab u drejtua, atëherë Allahu urdhëroi të dërguarin e Tij që t'i luftojë jehuditë dhe të krishterët; dhe kjo ishte në vitin e 9 hixhrij.
Allahu urdhëron në këtë ajet që të luftohen: ose të bëhen muslimanë, ose të paguajnë xhizjen, duke qenë ata të poshtëruar. Për këtë nuk i lejohet muslimanit që ta ngrejë jobesimtarin i cili jeton në shtetin mysliman. Nuk i lejohet muslimanit që të veprojë gjëra në mënyrë që jobesimtari në shtetin musliman të ndiejë veten krenar apo ta ndiejë veten më të ngritur se muslimanët. Ata duhet ta ndiejnë veten gjithmonë të poshtëruar para muslimanëve dhe të nënçmuar, sikur që kemi hadithe të vërteta në këtë. Transmetohet nga Ebu Hurejre se i dërguari i Allahut ka thënë: “Mos filloni ju të parët me selam ndaj jehudive dhe të krishterëve. Nëse i takoni ata në rrugë detyrojini në rrugën me të ngushtë”.
Këto tekste vërtetojnë se:
Ata nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Gjykimit.
Ata nuk ndalojnë atë që e ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij.
Nuk besojnë fenë e vërtetë.
Jehuditë janë ata të cilët kanë thënë se Uzejri është biri i Allahut.
Të krishterët janë ata të cilët thonë se Isai është biri i Allahut. Këto fjalë të këtyre u përgjasojnë fjalëve të atyre të cilët kanë bërë kufër më herët prej idhujtarëve.
Ata i kanë konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre dhe “ruhbanët” (murgjit e krishterë) për zota, sikur që e kanë marrë Isain si birin të Zotit. Me këto besime ata kundërshtuan atë që janë urdhëruar me të të (me besimin në Allahun).
Ata janë ata të cilët e luftojnë fenë e Allahut dhe dëshirojnë të shuajnë dritën e Allahut.
Për këtë, dhe shumë të tjera, Allahu vendosi rregulla në marrëdhëniet mes muslimanve dhe ithtarëve të librit. Për këtë Allahu ligjësoi edhe xhihadin, luftën në rrugën e Allahut, që në botë të mbizotërojë drejtësia dhe të dalin njerëzit nga errësira në dritë e nga adhurimi i njerëzve në dhurimin e Allahut.
Përgatiti: Shaban Murati
31.03.2007