Me lutje solli shiun

Ibni Asakiri ka marrë një hadith nga Xhelhemeh b. Arfeteh, i cili thotë: “Një ditë hyra në Mekë, ishte thatësirë, andaj kurejshët tha-në: “O Ebu Talib, na u tha lugina, fëmijët na vuajnë nga thatësia e nga etja. Lutu për shi.”

Ebu Talibi doli me djaloshin dhe, menjëherë u duk sikur të ish­te zënë Dielli, retë u shakullisën. Djaloshi shikonte në qiell. Ebu Ta­li­bi

 

e mo­ri atë, e mbështeti me shpinë në Ka’be dhe tregoi me gisht nga ai, e në qiell ndodhi një mrekulli. Retë u grumbulluan nga të gjitha anët. Filloi stuhia dhe në luginë u derdh një shi i begat­shëm që ujiti gjithëçka që duhej. Këtë ndodhi Ebu Talibi e ka për­shkruar në një verset.”

Në këtë verset Ebu Talibi ka përshkruar fuqinë mbinatyrore të Mu­hammedit e.

marrur nga libri : Nektari i vulosur i xhehennetit