Diqka rreth hadithit
Kuptimi i fjalës " hadith"
Në shkencën e hadithit , fjala hadith si shprehje profesionale ka domethënie të vecantë. Aty fjala hadith dmth. , " ajo që Muhammedi alejhis-salam ka thënë, ose ka punuar, ose ka parë që dikush dicka bënë, e me heshtjen e vet këtë këtë e ka lejuar dhe njeriun përkatës nuk e ka qortuar."Në hadith bëjnë pjesë edhe ato lajme që flasin për karakteristikat e Muhammedit alejis-selam dmth. për atë cfarë ka qenë Muhammedi alejhis-selam me karakteristikat e veta të jashtme e shpirtërore.
Përmbledhjet më të njohura të hadithit
1. Përmbledhja ( Musnedi ) i Ebu Hanifes ( vdiq më 150 H. ) .Pas vdekjes të Ebu Hanifes shumë dijetarë kanë shkruar përmbledhjet hadithesh me të cilat është shërbyer Ebu Hanife - " Musnede të Ebu Hanifes"
2. Muvetai i Malikut ( vdic më 179 H.) Këtë përmbledhje e kashkruar vetë Maliku, gjatë kohë e ka përkryer dhe ua ka ligjëruar nxënësve.Për këtë shkak pak dallojnë Muvettatë që prej Malikut në kohë të ndryshme i kanë mësuar nxënësit e ndryshëm. Muvetai më i njohur është ai që prej Malikut e rrëfen nxënësi i tij Jahja el Endelusi.Në Muvveta ka reth 700 hadithe.
3. Musnedi i Shafiut (203 H.) Musnedin e Shafiut e ka hartuar Ebu'l Abbas el-Esamm el-Emevi (vdiq më 346 H.) dhe në te kyqi hadithet që i ka rrëfyer prej Rebi b.Sulejmanit, nxënësit të Shafiut, e të cilët gjenden në veprat e Shafiut " El Umm" dhe "El Mebsut".
4.Musnedi i Ahmed b. Hanbelit (vdiq më 241 H.) përmbanë reth 40.000 hadithe.Ai në musnedin e vet i viri vetëm ato hadithe në të colat ,sipas mendimit të tij mund të mbështetet.Në kët musned ka edhe hadithe që i ka shtuar i biri i Ahmedit, Abdullahu ( vdiq më 290 H.) dhe raviu i musnedit , Ebu Bekr el -Katii (vdiq më 368 H.) . Musnedi i Ahmedit është një prej burimeve më kryesore të vëllimshme të hadithit.
Gjashtë përmbledhjet më të njohura të hadithit
1. Sahihu i Ebu Abdil-lah Muhammed b. Ismail el Buhariut ( vdiq më 256 H.) Buhariu veprën e vet të haditheve e ka hartuar për 16 vjet . Buhariu në shumë vende i përsërëtë shumë hadithe në sahihun evet.Duke i marrë parasysh hadithet e përsëritura në këtë vepër ka 7397 hadithe muttasil, e duke mos i llogaritur hadithet e përsëritura, në të ka 2761 hadithe merfu.
2. sahihu i Ebu'l - Husejn Muslim b. El Haxhxhah el- Kshejrj ( viq më 261 H.).Në sahihun e Muslimit ka reth 4000 hadithe duke i mos i llogaritur të përsëriturit.
3.Suneni i Ebu Davud Sulejman b. Esh' as -Sixhistan ( vdiq më 275 H.) .
4.Përmbledhja ( " Xhamiu" ) e Ebu Isa et- Titmidhi. (viq më 279 H.) .
5. Sunei i Ebu abdi rrahman Ahmed b. Shuajb en- Nesai ( viq më 303 H.)
6. Sunei i Ebu Abdil-lah Muhammed b. Jezid Ibni Maxhe el - Kazvini ( vdiq më 275 H.) Kjo përmbledhje përmbanë reth 4000 hadithe në 32 kaptina dhe 1500 nënkaptina. Në këtë përmbledhje ka edhe shumë hadithe të dobëta, por me gjithë ate ajo është shum e vlefshme.