Veprimet e detyrshme (farzet) e Abdesit

Abdesi përbëhet nga disa veprime të detyrshme (farze), nga plotësisimi i të cilave varet vlefshmëria e tij. Nës mungon njëra prej këtyre detyrimeve të parapara të sheriatit islam, abdesi nuk konsiderohet i vlefshëm. Ato janë:

1. Qëllimi (Nijeti)

Ky ka të bëjë me dëshirën për ta kryer veprimin me synimin e kënaqjes së Allahut me anë të zbatimit të urdhnit të Tij.Qëllimi (nijet), është një veprim që rrjedh krejtësisht nga zemra, pasi gjuha (shqiptimi me fjalë) nuk ka të bëjë aspak me të. Shqiptimi e tij nuk është I ligjshëm në bazë të argumenteve nga Kurani dhe Suneti. Hadithi I mëposhtëm vërteton faktin se qëllimi është ibligimi.
Umeri transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Veprat shpërblehen sipas qëllimit ( që qëndron pas tyre) dhe çdokush do ta marrë atë që ka synuar”.

2. Larja e fytyrës
Ky veprim përfshin larjen e fytyrës një here nga pjesa e sipërme e ballit deri në pjesën e poshtme të nofullës, si dhe nga njëri vesh tek tjetri.

3. Larja e krahëve deri tek bërrylat
Bërryla duhet të lahen, pasi Profeti (a.s) e ka bërv një gjë të tillë, pra larjen e krahëve deri në bërryla. Edhe dy nyjat e bërrylave janë pjesë që duhet të lahen, ngase nuk transmetohet se ai nuk I ka larë.

4. Fshirja e kokës (mes`hi)
Kjo nënkupton fshirjen e kokës me dorë të lagur. Nuk është e mjaftushme vetëm vendosja e dorës në kokë apo prekja e saj me gisht të lagur.Kuptimi i fjalëve kuranore “…dhe fshini kokat tuaja…”, nuk do të thotë se e gjithë koka duhet të fshihet. Por nga ajeti kuranor kuptohet se, nëse një pjesë e kokës fshihet, kjo mjafton për t`u kryer detyrimi. Është transmeturar se Profeti e fshinte kokën e tij, në tre mënyra të ndryshme:

a)- Fshirja e gjithë kokës
Abdullah ibn Zejdi transmeton se Profeti (a.s) e fshinte të gjithë kokën me duart e tij të lagura. Ai fillonte me pjesën e përparme të kokës, pastaj me të pasmen dhe pastaj I kthente përsëri duart e tij tek pjesa e përparme.

b)-Fshirja vetëm e pjesës së çallmës
Amër Ibn Umeje ka thënë “ E pashë të Dërguarin e Allahut duke e fshirë çallmën dhe këpucët”.
Bilali transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Fshini këpucët dhe mbulesën e kokës tuaj”
Ndërsa Umeri (r.a) ka thënë: “Atë që nuk e pastron mes`hi mbi çallmë mos e pastroftë Allahu”.
Shumë hadithe janë transmetuar në lidhje me me këtë çështje nga Buhariu, Muslimi dhe të tjerët. Shumica e dijetarëvebien dakord për fshirjen e pjesës së çallmës.

c)- Mes`hi mbi pjesën e përparme të kokës dhe të çallmës.
Mugire ibn Su`be ka thënë se i Dërguari i Allahut mori abdes, dha mes`h mbi pjesën e ballukes (lëkurës së kokës), çallmën dhe çorapeve të tij.

5. Larja e këmbëve, e themrave dhe zogu i këmbës
Një gjë e tillë është konfirmuar në mënyrë të vazhdueshme në transmetimet në lidhje me veprimet e bëra nga Profeti (a.s).
Ibn Umeri ka thënë: “Në një nga udhëtimet tona, Profeti (a.s) mbeti pas nesh. Ne e vonuam namazin e iqindisë dhe më pas ai na arriti. Ne filluam të merrnim abdes dhe po merrnim mes`h mbi këmbët tona, kur Profeti (a.s) thiri me zë të lartë: “ Mjerë thembrat nga zjarri i xhehnemit (duke e përsëritur këtv gjë dy apo tre here)”.
Abdurrahman ibn Ebi Lejla thoë: “Shokët e Pejgamberit (a.s) janë të një mendimi për sa I përket domosdoshmërisë së larjes së thembrave”.
Sigurisht që detyrimet që u përmendën më lartë janë ato të cilat Allahu I ka përmendur në Kuran: “O ju që keni besuar! Kur çoheni për të falur namazin, lani fytyrën dhe krahët tuaj deri në bërryla dhe fërkoni kokën dhe këmbët tuaja deri tek nyjet”.(El Maide: 6)

6. Larja e këtyre pjesëve sipas renditjes së mësipërme
Renditja e larjes së këtyre pjesëve duhet bërë sipas radhës së cekur më lart, pasi Allahu ka përmendur në ajetin e Kuranit detyrimet (farzet) e renditura të abdesit, duke ndarë larjen e këmbëve nga e duarve (edhe pse të dyja duhen larë) dhe ka përmendur kokën në mënyrë të veçantë, e cila duhet të fshihet duke I dhënë mes`h. Arabët në shprehje nuk bëjnë shkëputje në ms dy ekuivalentëve, pa ndonjë qëllim të caktuar e ai në këtë rast është renditja. Nuka ka dyshim se qëllimi i ajetit është sqarimi I detyrimit të domosdoshëm. Një sidpozitë e tillv fuqizohet edhe me domethënien e përgjithshme të hadithit të vërtetë të Pejgamberit (a.s): “ Po filloj me atë q ka filluar Allahu”.[Hadith i saktë, ndërsa teksti në formën urdhërore, “Filloni” është atë që quhet Hadith Shadh] Një renditje të tillë e ka qartësuar në vepër edhe suneti praktik. Nuk dihet që Profeti (a.s) të ketë marrë abdes pa respektuar renditjen. Abdesi është adhurim dhe në këto raste urdhëri ka të bëjë me kërkesën për përfilljen e dispozitës. Askujt nuk I takon qv të kundërshtrojë atë që është transmetuar nga Pejgamberi (a.s) , per mënyrën e marrjes së abdesit dhe çështje të ngjarjshme.
Allahu e din më së miri

Marre nga: teuhid.net