Synetimi i Femrave

Falenderimi i takon vetëm All-llahut [subhanehu ve teala], ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin tonë, i cili erdh mëshirë për tërë njerzimin,mbi familjen e tij,mbi shokët e tij dhe mbi pasuesit i tij deri në Ditën e Gjykimit.

E falenderojmë All-llahun e madhëruar, i cili ia mundësoi El-Az’harit që të qëndroj i gatëshëm për nevojat e muslimanëve që kanë ndaj njohurive të kësaj feje të pastër dhe i çrrënjosi dyshimet.

Në të vërtetë këtë fe e dëmtojnë dy grupe nga njerëzit:

1. Një musliman apo muslimane, që i praktikon disa nga parimet e islamit në mënyrën që nuk i takon islamit, dhe si rezultat ai nuk e ka kryer obligimin ashtu siç duhet dhe as është munduar që ti përshtatet fesë duke u interesuar tek ata që kanë njohuri për të.

2. Armiqt keqdashës, të cilët mundohen të mbjellin dyshime e të ngrehin kurthe për fenë Islame duke i zgjatur gjuhët e tyre të helmuara në parimet Islame. Ata janë për të cilët ka thënë All-llahu i lartësuar: “Dhe ata kurrë nuk do të pushojnë së luftuari juve, derisa t’ju kthejnë juve prapa nga feja e juaj (Besimi Islam), nëse kanë mundësi.” [El-Bekare, 217]

Sa shumë forma të luftës përdorin kundër nesh! Njëra nga ato është edhe kjo që përdorin sot (synetimi i femrave), mundohen që të mboshtin parimin Islam, synetimin e femrave, mirëpo All-llahu i kufizon mundesitë e tyre.

Në këtë numër të revistës kemi sjellur fetvanë e dijetarit të madh Xhadul-Hak Ali Xhadul-Hak, që ka të bëjë rreth synetimit të femrave, e cila u del përballë atyre që fryejnë në dhe për të çuar pluhur para kthjelltësisë së Islamit.

“Ata duan ta shuajnë Dritën e All-llahut (Islamin, Kur’anin, Muhammedin a.s.) me gojët e tyre. Por All-llahu do ta përmbushë Dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë (atë).” [Es-saff, 8]

“Është Ai që ka sjellë të Dërguarin e Tij (Muhammedin a.s.) me udhëzim dhe me fenë e së vërtetës (Islamin) për ta nxjerrë atë përmbi të gjitha fetë, edhe pse Mushrikët (politeistët, paganët, mohuesit e Njësisë së Allahut) e urrejnë (këtë).” [Et-Teube, 33]

Vëlla i dashur, më gjërësisht në këtë fetva do të njohësh me çështjen e synetimit të femrave, kohën kur bëhët kjo dhe cila është koha më e përshtatëshme, kur është e ndaluar dhe si duhet të bëhët kjo.

Dr. Ali Ahmed El-Hatib
Kryeredaktor i revistës “El-Az’har Esh-sherif”
E shtundë, 1 tetor 1994 – 25 rebiul Evvel 1415
Kajro

Çka është synetimi?

Synetim është nga fjala “El-Hitan” që do të thotë prerja e lafshës tek organi i meshkujve dhe prerja e një pjese të bulës tek organi i femrave.

Transmetohet nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: “Ibrahimi alejhi selam është bërë synet në moshën 80 vjeçare.” [Buhariu dhe Muslimi]

Trasmeton Ebu Hurejra [radijallahu anhu]: Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Pesë gjëra janë nga natyrshmëria e njeriut: Synetimi, heqja e qimeve nga vendët e turpshme, heqja e qimeve nga nënsjetullat, shkurtimi i musteqëve dhe prerja e thonjëve.”

Në cilën shkallë të sheriatit është synetimi?-

Imamët dhe dijetarët e medh-hebëve kanë diskutuar rreth çështjes së synetimit se në cilën shkallë të sheriatit i takon synetimi i femrës.

Ibën Kajjim El-Xhevzijeh në librin e tij “Tufetul-Mevdud” thotë: “Në këtë çështje kanë diskutuar dijetarët e fikhut. Thotë Shabiu, Rebiatu, Evzaiu, Jahja bin Seid El-Ensariu, Maliku, Shafiu dhe Hambeliu: Synetimi është vaxhib. Më i rreptë ishte Maliku kur tha se ai që nuk bëhët synet nuk i lejohet të bëhet imam e as nuk i pranohet dëshmija. Gjithashtu trasmetohet nga shumë dijetarë se Maliku ka thënë se synetimi është sunnet. Thotë Kadi Ijadi: “Synetimi tek Maliku dhe tek shumica e dijetarëve është sunnet. Mirëpo, ky sunnet tek ata është në atë shkallë që kush e le është mëkatar. Andaj, ata e kan për qëllim mes farzit dhe mendubit. Ka thënë Hasan El-Basriu dhe Ebu Hanife: Nuk është e detyrueshme, por është sunnet.”

Në fikhun e Imam Ebu Hanifes qëndron se Synetimi për meshkujt është sunnet, kurse për femrat është nderë. E nëse populli i një vendi e lënë në tërësi synetimin, i takon Imamit të atij vendi që t’i luftojë ata. Sepse synetimi është prej parimeve dhe veçurive të Islamit. [El-Ihtijar sherhul-Muhtar, El-Musalij, vol II, f. 121]

Imam Shafiu thotë se synetimi është vaxhin për meshkujt dhe femrat. [El-Mexhmu, En-nevevi]

Imam Ahmed Ibën Hambeli thotë se synetimi është vaxhib për meshkujt dhe nderë për femrat e jo obligim. Ndërsa në një trasmetim tjetër nga ai thuhet se ka qëndrimin sikur Imam Shafiu, vaxhib për meshkujt dhe për femrat. [El-Mugni, vol I, f. 70]

Jahja bin Hubejre El-Hambeli thotë: Si rrezultat i këtyre mendimeve del se dijetarët janë të një mendimi se synetimi tek meshkujt dhe tek femrat është i ligjshëm. Mirëpo, kanë ndryshuar mendimet rreth obligueshmerisë së tij. Disa thonë vaxhib, disa sunnet. Megjithatë, edhe ata që kanë thënë se është sunnet, kanë bindjen se ai që e le synetimin bën mëkat.

Si bëhët synetimi i meshkujve dhe i femrave?

Tek meshkujt hiqet lekura që e mbulon majen e organit, aq sa të zbulohet maja.
Kurse tek femrat hiqet një pjesë e bulës, që qëndron mbi vendin ku del urina. Mirëpo, nuk duhet hequr tepër e as duhet zhdukur.

Argument për synetimin e femrave

Dijetarët për synetimin e femrave argumentohen me këto argumenta:
Trasmeton Ummu Atijeh [radijallahu anha] se ka thënë: “Ka qenë një grua në Medine, e cila i bënte synet femrat. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ka thënë asaj: “Kur t’i bësh synet, mos e tepro në të hequr. Sepse kjo është më e shëndritshme për fytyrën dhe me e dashur për burrin.” [Trasmeton Ebu Davudi, e vërtetoi Shejh Albani]

Ky trasmetim bartë përkrahjen e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për synetimin e femrave dhe ndalimin për zhdukjen e tërësishme të bulës. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kishte mrekullinë e të shprehurit, me pak fjalë jepte kuptime të gjëra. Kjo shihet edhe tek fjalët “Sepse kjo është më e shëndritshme për fytyrën dhe më e dashur për burrin”. Ky udhëzim pejgamberik është për stabilizimin e epshit tek vajzat. Heqja e një pjese të bulës mbi vendin ku del urina stabilizon epshin e shumtë. Mirëpo, kjo nuk asgjëson në tërësi, dhe më tutje mbesin dëshirat dhe kënaqësia për mardhëniet intime me burrat e tyre.

Kështu realizohet drejtësia, duke mos ia shuar femres dëshirën dhe kënaqësin për mardhënie. Dhe në anën tjetër duke mos e lënë atë pa stabilizimin e epshit të tëpërt, e kjo të bëhët shkak pastaj për mosmatjen dhe mos kontrollimin e vetes së saj kur të jetë e nxitur nga epshet.

Nga kjo që u tha më lartë; nga argumentët e shëriatit dhe fjalëve të dijetarëve të fikhut, që janë të shënuara në librat e sunnetit dhe librat e shkencës së fikhut, na bëhet e qartë se synetimi i meshkujve dhe i femrave është nga cilësitë e natyrshmerisë, për të cilat bëri Islami thirje në to dhe ka nxitur për t’i praktikuar.

Synetimi është nga Parimet e Islamit

Dijetarët janë të njëzëri se synetimi (për meshkuj dhe femra) është nga parimet e Islamit dhe është vepër e mirë.

Nuk trasmetohet nga asnjë dijetar i muslimanëve, aq sa kemi arritur të lexojmë në librat që i kemi para vetës, të ketë thënë se ndalohet synetimi i meshkujve apo i femrave, apo nuk lejohet. Apo të ketë thënë se kjo i sjell dëm femrës, nëse bëhët në mënyrën që na ka mësuar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Mirëpo, diskutimi i dijetarëve për synetimin se në cilën shkallë të sheriatit i takon, kjo gati se është dallim vetëm në të shprehur. Kjo shihet kur Imam Ebu Hanifja thotë për synetimin është sunnet, më pas thotë: “...nëse populli i një vendi e lënë në tërësi synetimin, i takon Imamit të atij vendi që t’i luftojë ata. Sepse synetimi është prej parimeve dhe veçurive të Islamit.”

Mirëpo, në librat e Hanefive thuhet me termin sunnet e nuk është për qëllim kuptimi i sunnetit mbi parimet e shkencës se usulit, mirëpo sipas kuptimit gjuhësorë, që do të thotë, rrugë. Pra, rrugë dhe parim i Islamit.

Andaj, nuk guxon të ndalohet synetimi që bëhët sipas udhëzimeve të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], sepse është nga parimet dhe veçuritë e Islamit. Pavarësisht se kush parandalon për këtë, qoftë edhe mjek. Sepse mjekësia është shkencë dhe shkenca pëson ndryshime.

Mendimi i mjekëve

Mendimi i mjekëve ndahet: disa e shohin për ta lënë synetimin e femrave, e disa të tjerë e shohin se synetimi i femrave është gjë e mirë, sepse kjo e parandalon epshin e pakontrolluar, sidomos në moshën e adoleshencës, e cila është etapa më e rrezikëshme në jetën e një vajze. Femrat në këtë moshë kanosen në epshe të pakontrolluara dhe si pasoj e kësaj rrjedhin sjellje të dobëta dhe natyrëshmëri të papëlqyera.

Siç e pamë mendimin e mjekëve që e pëlqyen synetimin e femrave, na bëhet e ditur se lënia e synetimit të femrave shkakton dëm. Sidomos në kohën kur rinis i janë ofruar mundësit e shumta për të devijuar.

Dijetari i Az’harit
XhadulHak Ali XhadulHak
Përkethu:
Medresanti
2 Nentor 2007