Ramazani me pak fjal
Ramazani
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri. Ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është më mirë për te. Mirëpo, po qe se dini, agjërimi është më i mirë për ju.
(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen Mua dhe le të më besojnë Mua.
(Kur'an, 2:183-186)
Çfare eshte Ramazani (me pak fjale)?
Ramazani eshte nje muaj i veçante dhe teper i shenjte per me shume se 1 Miliarde Muslimane ne gjithe rruzullin tokesor;
Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes);
Ramazani eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kuranit iu shpallen / zbriten Profetit Muhamed as.
Gjate ketij muaji Muslimanet agjerojne.
Eshte kohe adhurimi dhe meditimi; kohe per te reflektuar thelle brenda vetes, per te treguar devocion ndaj Zotit dhe vete-kontroll; eshte kohe per te forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqerore.
Dalja e Henes se Re ne fund te Ramazanit shenon festimin e Bajramit te Madh.
Agjërimi: Kuptimi dhe Vlera e tij
Fjala "agjërim" do te thote "te abstenosh / të shmangesh / apo te heqësh dorë nga diçka". Kështu kur muslimanet perdorin fjalen 'agjerim' ne kontekstin e muajit te Ramazanit nenkuptohet... (lexo me teper)
Si te Agjeroj?
Agjerimi eshte nje nga pese shtyllat e Islamit. Eshte nje akt qe tregon bindje dhe devocion ndaj urdhrave te Allahut, qe kryhet me nje shkalle te madhe perkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi... (lexo me teper)
Pjese nga khutba e Profetit as. diten e fundit te muajit Shaban. (Transmeton Ibn Khuzaimah, sahih)
"O njerez, ju jeni duke hyre ne hijen e nje muaji te bekuar. Nje nate e tij eshte me e mire se 1000 muaj.
Allahu (s.u.t) e beri agjerimin obligim ne kete muaj dhe nxiti njerezit te falen me shume ne netet e tij.
Te kerkosh afersine me Allahun nepermjet nje vepre te mire do konsiderohet si kryerja e nje akti te obligueshem adhurimi. Ne anen tjeter, kryerja e nje akti te obligueshem adhurimi do shperblehet 70 here me shume se gjate cfaredo muaji tjeter.
Eshte muaji i vetpermbajtjes dhe shperblimi per vetpermbajtjen eshte Xheneti; ështe muaji i mbeshtetjes dhe ndihmes se te tjereve dhe muaji ne te cilin besimtaret do shijojne begati.
Beni shpesh kater gjera, dy prej te cilave do kene kenaqesine e Zotit tuaj dhe dy te tjerat jane te domosdoshme per shpetimin tuaj ne jeten tjeter. Per sa I perket dy gjerave qe pelqehen nga Zoti juaj ato jane: te deshmuarit te te qenit Nje te Allahut (s.u.t) dhe te kerkuarit falje. Dhe dy te tjerat jane : te kerkuarit prej Allahut te miresise se hyrjes ne parajse dhe te kerkoni mbrojtje prej Tij nga zjarri."
- Muhamedi (Paqja qofte mbi te)
Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (alejhi selam) ka thene:
"Kushdo qe nuk largohet prej te genjyerit, veprave te liga dhe te folurit per te tjeret me fjale te keqia, Allahu nuk ka nevoje qe ai te lere ushqimin dhe te pirit." (Buhari, Sahih)
Transmetohet nga Sahl bin Sa'ad se Profeti (alejhi selam) ka thene:
"Parajsa ka nje hyrje te quajtur AR-RAJAN, e cila eshte rezervuar vecanerisht per agjeruesit. Ne Diten e Gjykimit ata do thirren te kalojne ne kete hyrje e do mbyllet pas tyre e askush tjeter nuk do lejohet te hyje".
Lusim Allahun te na pranoje agjerimin e Ramazanit! AMIN!
Me perfundimin e Ramazanit Muslimanet festojne Fitër Bajramin ose Bajramin e Madh.