Pjesmarrja e grave me menstruacioneve ne xhamia
Shejh Saud Funejsan
Ish-rektor i departamentit të Sheriatit, në Universitetin Islam të
el-Imamit
Përktheu Ardit Kraja
(një shkurtim i artikullit Hukm Dukhul el-Haid uel xhunub el-
Mesxhidil Sima el-Durus ue Muhadarat)
Aishah transmeton që Pejgamberi salallahu alejhis ua selam ka
thënë: "Unë nuk e lejoi një grua me menstruacionet e saja ose nje
person në një gjendje të papasrtërt (xhunub) në xhami". [Sunan Ebu
Daud, Sunan Ibn Maxhah, Sunan el-Bejhaki dhe Sahih Ibn Kuzejmah]
Ky hadith ka një kontekst. Profeti salallahu alejhis ua selam shikoi
disa shtëpia të shokëve të tij qëndronin me fytyrë nga xhamia. "Ai
pastaj hyri në xhamia pa bërë asgjë duke shpresuar që një gjë do t'i
shpallej atij (për këtë problem). Më vonë, ai doli jashtë tek ata
dhe i tha: "Rregulloni këto shtëpia kështu që ata të mos ta kenë
fytyrën nga xhamia sepse unë nuk lejoi një grua ose një person në
një gjendje xhunubi në xhami".
Përderisa ky hadith është argumenti kryesorë i cituar prej atyre të
cilët e ndalojnë një grua me menstruacione dhe njerëzit në një
gjendje xhunubi për të hyrë në xhami, kjo na bën ta shqyrtojmë
autenticitetin dhe pranimin e tij në ligjin islam. Pas një vështrimi
të literaturës së hadithit del se zinxhiri i transmetimit të këtij
hadithi është i dobët dh kështu nuk është i përshtatshëm për
argument.
Një nga transmetuesit është Jasrah bint Dexhaxhah, rreth të cilës el-
Buhari ka thënë: "Ajo transmeton disa gjëra të çuditshme".
Bejhaki thotë rreth kësaj transmetuese: "Ajo është e diskutueshme" .
Zinxhiri i transmetimit gjithashtu përmban transmetuesin, el-Aflat
Ibn Halifah. Ai është një transmetues me status të panjohur, siç
është trajtuar nga Ibn Ebu Hatim në el-Xherh ue el-Tadil.
Në Sunan Ibn Maxhah, Hadithi na vjen me zinxhir transmetimi si më
poshtë:
Ebu el-Katab el-Behri nga Mahduxh el-Dhehli nga Jasrah bint
Dexhaxhah nga Umm Selamah në vend të Aishes, Ky është gabim.
Atributi duhet të kishte qenë për Aishen. Të dy Ebu el-Katab dhe
Mahduxhi janë transmetues të panjohur. El-Buhari thotë rreth
Mahduxhit el-Dhehlit: "Ai është i diskutueshëm" .
Ibn Hazmi ka thënë për të: "Transmetimet e tij nuk kanë radhitje. Ai
transmeton hadithe të turbullta nga Jasrah". Përsa i përket Ebu el-
Katab el-Behrit, el-buhari ka thënë: "Ai është i panjohur".
Dhehebiu thotë: "Ai është një transmetues mediokër (të cilit nuk
mund t'i besohet vetëm). Ibn Haxheri e ka deklaruar atë të dobët.
Vetë transmetuesit e hadithit e kanë deklaruara të jetë i dobët si
el-Katabi në Ma'alim el-Sunan, Ibn Kajjim në Tehdhib el-Sunan, el-
Neneveviu në el-Maxhmu dhe Ibn Hazmi në el-Muhalla, ku ai e
përshkruan si "falls dhe të refuzuar".
Albani, në Irua el-Galil, bie dakord me shqyrtimin e Ibn Hazmit.
Në Kur'an, Allahu subhane ue teala thotë: "O ju që besuat, mos iu
afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as
duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni
udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri
prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja) , ose keni takuar gratë, e
nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me duart (tejemmum).
All-llahu shlyen e falë mëkatet".[Surah el-Nisa:43]
Ky varg dëshmon në mënyrë direkte që nëse një person mashkull apo
femër, i cili është në një gjendje xhunubi (xhenabah) është në një
udhëtim diku dhe duhet të kalojë xhaminë atëherë personi mund të
veprojë ashtu nëse është e nevojshme.
Ibn Abasi ka thënë: "Nuk është e lejueshme për këdo t'i afrohet
namazi (dhe kuptohet, xhamisë ndërsa ai është xhunub pa bërë banjë
përveç për një udhëtim i cili mund të marrë tejemum". Ky është
gjykimi i mbajtur nga Ebu Hanife (esh-Shafiu, Ibn Rahevej dhe el-
Neveviu. Gjithashtu është një nga transmetimet e Ahmedit.
Megjithatë, nëse një person i cili ashtu xhunub ka nevojë të hyjë në
xhami ai duhet vetëm të marrë tejemum. Maxhoranca e dijetarëve thotë
që është e lejuar për një person i cili është xhunub të hyjë në
xhami nëse ai ka nevojë të veprojë asht. Ata citojnë hadithin e
transmetuar nga Ebu Hurejrah kur ai shpjegoi Profetit arsyen e tij
pse ju shmang atij, duke thënë: "Unë isha i papastërt (xhunub).
Kësaj Profeti ju përgjigj" Një mysliman nuk bëhet i papastërt".
[Sahih el-Buhari dhe Muslimi]
El-Mundhiri komenton mbi këtë, duke thënë: "Kjo është çfarë ne
themi. Ai e kritikoi Ebu Hurejren përse ai ju shmang xhamisë dhe
grumbullimit të përgjithshëm sepse ai ishte xhunub dhe i shpjegoi
atij që një mysliman nuk bëhet i papastërt".
Është e mirënjohur që një politeist mund të hyjë në çdo xhami përveç
Haremit në Mekë. Allahu thotë: "Me të vërtetë politeistët janë të
papastërt, kështu dhe nuk duhet t'i afrohemi xhamisë së Haremit pas
këtij viti të tyrin".
El-Buhari e titullon një kapitull në Sahihun e tij si më
poshtë: "Hyrja e jobesimtarëve në xhami". Në këtë kapitull ai citon
hadithin ku Profeti e lejoi Thumamah Ibën Alhelin në xhami.
Është e pamundur për cilindo të shikojë faktin që politeistët mund
të hyjnë në xhami në mënyrë që të pranojnë islamin ose të dëgjojnë
mesazhin nga Profeti salallahu alejhis ua selam ose të debatojnë ose
për disa nevoja, siç ishte rasti me delegacionin e krishterë nga
Nexhrani. Ata qëndruan disa ditë në një qoshe të xhamisë.
Gjithashtu, të krishterët nga Etiopia luanin me shtiza në xhami në
prezencën e Profetit salallahu alejhis ua selam dh shokëve të tij.
Nëse prezenca e një jomyslimani është e lejuar në xhami, njerëzit të
cilët gjendja e papastërtisë nuk hiqet me një busull (larje) ose nga
çfarë do lloj tjetër pastrimi, atëhere si nuk mund të lejohet një
mysliman i cili nuk është larë (ka marrë busull) prej xhenabas
(papastërtisë) ose për një grua myslimane e cila është me
menstruacione e saja, kështu që dhe të mund të dëgjojë ligjëratat,
hytbet, të marrin pjesë në mësim dhe të dëgjojë Kur'anin kur lexohet?
Nëse lejohet që një person në një gjendje të papastërt dhe e njëjtë
me të një grua me menstruacione, mund të kalojë përmes xhamisë nga
nevoja, për të fjetur ose për të kërkuar hije ose qetësi, atëhere
hyrja e personit në xhami për të kërkuar dituri islame është më e
nevojshme.
Një person në një gjendje të papasrtërt ndryshon në disa gjykime nga
ata të një gruaje në ciklin e saj të menstruacioneve. Për kundër
kësaj, mendimi më i saktë porsa i përket një gruaje me menstruacione
është që ajo mund të lexojë Kur'anin me shikim ose ta recitojë atë
nga memoria. Ky është gjykimi i nxjerrë nga Komiteti Permanent për
feta dhe kërkime në Arabinë saudite nën kujdesin e Shejh Ibn Bazit.
Përsa i përket hadithit që ndalon një grua me menstruacione nga
leximi i Kur'anit, nuk është i saktë. Ibn Haxheri i diskuton të
gjitha zinxhirët e transmetimit për këtë hadith në el-Talkis el-
Habir dhe i përcakton ato të dobëta. Ibn Kajjimi bën të njëjtën gjë
në I'Lam el-Mu'uakikin.
Një pikë tjetër ndryshimi është që një person në një gjendje të
papastërt mund të falet në atë gjendje ndërsa një grua me
menstruacione nuk mund të agjërojë.
Së fundmi, një person me një gjendje të papastërt mund të lahet dhe
kështu mund të pastrohet. Kjo nuk ndodh me një grua me
menstruacione. Ajo nuk mund ta kontrollojë kur t'i fillojnë
menstruacionet dhe periudhën e ciklit të menstruacioneve të saja.
Mbi bazat e asaj që diskutuam, nuk është e drejtë ta ndalojmë një
grua me menstruacione të hyjë në xhamitë dëgjojë hytbet dhe të marrë
pjesë në ligjërata dhe klasa dhe kështu të përfitojë nga aktivitetet
që zhvillohen në xhami. Ndalimi i grave do të thotë që ato mund të
harrojnë atë çfarë kanë memorizuar nga Kur'ani. Ato do të pengohen
nga kërkimi i dijes. Shumë gra të talentuara do të mërziten, do t'i
thyhet zemra dhe do të humbin entuziazmin.
Nëse një person është i papastërt mund të hyjë në xhami nga nevoja
atëhere një grua me menstruacione ka më shumë të drejtë të veprojë
kështu. Aksioma ligjore është që :" një nevojë merr statusin ligjorë
të një nevojshmërie kur nuk përmbushet". Nëse ne nuk e shikojmë
kërkimin e diturisë të një gruaje në xhami të jetë një obligim mbi
të atëhere ne duhet të paktën ta shikojmë si një nevojshmëri në
mënyrë që të mbajë gjallë mesazhin e xhamisë tek të gjithë
muslimanët. Të paktën, një nevojë legjitime që merr gjykimin e
njëjtë si një nevojshmëri në ligjin islam.
Nëse ato të cilët e ndalojnë një grua me menstruacione të hyjë në
xhami do të dëshirojnë të thonë që ka një rrezik të xhamisë të
ndotet nga gjaku i menstruacioneve, ne do të thonim se gratë e sotme
janë më të pastra sesa ata në kohën e Profetit salallahua alejhis
ua selam. Ato e mbrojnë veten e tyre në mënyrë perfekte në shtëpi,
pa përmendur xhaminë që s'ka rëndësi sesa shumë gjak mund të dalë,
rrobat e tyre kurrë të njollosen.
Që nga koha e Profetit gratë që vuajnë nga rrjedhja e vazhdueshme e
gjakut vaginal kanë marrë pjesë në xhamia, madje edhe kur ato nuk
kanë qenë të kujdesshme se mos i binte një pikë gjak.
Kjo është sipas hadithit të Aishah-s ku ajo thotë: "Një nga gratë e
Profetit ju bashkua atij në itikaf dhe ajo shikonte gjak dhe pika të
verdha. Ajo kishte një enë nën këtë dhe do të falej". [Sahih el-
Buhari}
Ibn Haxheri komenton mbi këtë hadith duke thënë: "Kjo tregon
lejueshmërinë e një gruaje që vuan nga rrjedhja e vazhdueshme e
gjakut vaginal të qëndrojë në xhami dhe vlefshmërinë e itikafit të
saj dhe namazit dhe lejueshmërinë e saj në xhami me menstruacione aq
gjatë sa ajo e ruan veten pa e ndotur xhaminë. E njëjta mund të
thuhet për çdo person me një gjendje të vazhdueshme të prishje së
abdesit (ose pastërtisë) dhe një personi me një plagë që rrjedh
gjak". [Feth el-bari]
Si rezultat, nëse arsyeja për pengimin e një gruaje me menstruacione
të hyjë në xhami është pengimi për të mos e ndotur xhaminë, atehërë
e njëjtë duhet t'i aplikohet rrjedhjes së vazhdueshme të gjakut
vaginal. Xhamitë tona sot nuk janë më të mira sesa ato xhamiat e të
dërguarit të Allahut salallahu alejhis ua selam. Me të vërtet,
nevoja e grave sot për të kërkuar dituri islame është më e
domosdoshme sot sesa ishte për gratë midis sahateve dhe nënave të
besimtarëve.
Ne kemi hadithin e Umm Atijes e cila transmeton që: I dërguari i
Allahut më urdhëroi ne gjatë dy faljeve të bajrameve, duke përfshirë
ata të cilët ishin me menstruacione të merrnin pjesë mirësinë dhe
duatë e muslimanëve dhe që gratë menstruacione duhet të qëndronin
larg vendit të faljes".
Ne kemi diskutuar gabimin e supozimit që qëndrimi i tyre nga vendi i
faljes do të thotë largimin nga ku zhvillohet falje për të mos
ndotur zonën. Ibn Rexhebi thotë: Kuptimi i dukshëm është që gratë me
menstruacione duhet të pastronin vendin ku falja zhvillohej për të
bërë vend për gratë të cilat nuk ishin me menstruacione për tu falur
dhe të gjitha gratë do të përziheshin së bashku për të dëgjuar
hytben". [Sherh Sahih el-Buhari]
Arsyeja për pjesëmarrjen e tyre është e qartë: "Të dëshmonin
mirësinë dhe duatë e muslimanëve", e cila përfshin edhe hytben dhe
thënien e tyre "amin" mbas duasë. Këto janë të njëjtat dobi të cilat
janë marrë nga klasat dhe ligjëratat në xhamia.
Shkurtimisht, pas shikimit të teksteve dhe dëshmive të dijetarëve,
unë them që është e lejueshme për një grua me menstruacione të hyjë
në xhami aq gjatë sa nuk ka rrezik për ndotjen e tapeteve dhe
dyshemeve të xhamisë. Nuk ka nevojë më të madhe ose më të
rëndësishme sesa pjesëmarrja në grumbullimet ku Allahu përmendet,
grumbullimet për mësim që mbahen ne xhamia.
Dhe Allahu e di më së miri.