Martesa / Niqai dhe normat e saj

Prof. Dr. Ahmet Yaman*

Martesa apo sipas termit fikhut nikahi, është një lidhje në mes një mashkulli dhe femre, të cilët dëshirojnë të martohen, dëshirojnë të jetojnë një jetë të përbashkët duke i shërbyer njëri tjetrit, që nuk kanë ndonjë pengesë normative për martës.
Për tu realizuar një akt martesor, kërkohen këto parime;

a. Kërkohet që të jenë të gjinive të ndryshme. Kjo pra behet në mes një mashkulli dhe një femre të cilët kanë të drejtë martese dhe nuk kanë ndonjë pengesë për të.
b. Dëshira (rizaja) e të dyve për një jetë të përbashkët. Duhet që anëtarët në këtë akt të kenë dëshirën personale, që të jenë bashkë me njëri tjetrin gjithë jetën, në ditët e mira dhe të mjera, e jo vetëm për marrëdhënie intime. Zaten, themeli i aktit martesorë është ky.
c. Si parim i sajë të jetë vazhdimësia. Një nga kushtet e martesës është edhe parimi se të martuarit duhet ta bëjnë këtë akt të përhershëm e jo që pas një kohe apo për disa arsye kjo të ndërpritet. Nuk lejohen martesat e përkohshme, apo mënyrat që për një periudhë të fitojmë një njohuri për njëri tjetrin.
d. Që akti të jetë juridik. Përveç kushteve të më sipërme, akti martesorë duhet të njihet edhe nga ana juridike. Për këtë, marrëveshja që bëhet me dashnoren nuk është martesë. Të gjithë marrëveshjet që bëhen për një martesë, duhet të jenë të pajtuara edhe me normat juridike.
Athua ç’është norma e përmbajtjes juridike për një martesë e cila i plotëson kushtet e sipërpërmendura? Apo, a është martesa një akt i pajtimit të mendimit dhe dëshirës në mes dy personave, apo ajo është diçka edhe më tepër s kjo?
Ligjet juridike te sotshme martesën, e vlerësojnë dhe emërtojnë si një akt/marrëveshje ligjore të civilizuar duke pasur parasysh dëshirën për martesë të kandidatëve . E edhe juristet Islam duke e emërtuar atë “milk-i mut’a” d.m.th. Marrëveshja në mes bashkëshortëve që të kenë dobi nga njëri tjetri , ata, këtë akt e kanë konsideruar si hap të parë.
Bashkë me të gjitha këto, se vlera dhe rëndësia që Islami ia kushton niqahit, duke e vërejtur këtë edhe nëpër literaturën burimore të fikhut, se ai –niqahi- nuk është një gjë e thjeshtë, por diçka shumë i përsosur.
Kur’âni Fisnik, niqahin e cilëson si një “përgjegjësi shumë të madhe” “mîthâkan galîdhâ”, përveç kësaj, ai ia ka ndarë diku afër 100 ajete të drejtës dhe çështjeve familjare, dhe se Pejgamberi a. s. atë e ka cilësuar si sunneti i tij. Sepse edhe hadithi i tij; “Shpalleni martesën – niqahin, bëjeni atë në xhamia dhe bindu defeve.” , tregon rëndësinë e madhe të tij.

Filluar nga këto njohuri ne, niqahin jo vetëm se është një sjellje civilizuese e as si një ibadet që nuk ka vlerë juridike, por përkundër kësaj, ne për të mundë të themi se i posedon të dy cilësitë dhe se është një akt i veçantë. Dhe mu për këtë disa dijetarë të Fikhut, kapitullin e martesës “Kitâbu’n Nikâh” e kanë futur në mes kapitujve të ibadetit dhe normave juridike tjera.
Kur vijmë tek norma e martesës: duke menduar në të mirën dhe të ardhmen e bashkësisë njerëzore, themi se martesa është një obligim shoqërorë (farz-i kifâje). Kurse sa i përket kësaj çështje tek individët e ndryshëm, ka disa detaje tjera si:
a. Martesa është sunnet për ata që mundë ta kontrollojnë veten e tyre dhe nuk kanë frikë se do bëjnë zina.
b. Për të moshuarit apo për ata që kanë të meta dhe sëmundje të ndryshme trupore e që për shkak të kësaj kanë humbur nevojën intime, është mubah – e pëlqyer. Me martesën e këtyre personave, mundë ti kryejnë disa obligime tjera familjare jashtë atyre intime duke i ndihmuar njeri tjetrit.
c. Për ata që kanë frik se gjersa të mos jetë i martuar mundë të bie në zina, martesa është farz apo vaxhib – obligim i patjetërsuar.
d. Kurse tek ata persona që ekziston frika se mundë ti bëjnë keqtrajtime apo padrejtësi bashkëshortes, martesa është mekruh – e pa pëlqyer. E nëse ekziston mundësia shumë e madhe se vërtet mundë ti bëje zullum gruas, atëherë kjo martesë është haram – e ndaluar.
“Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme... E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t'i begatojë me të mirat e veta...”
“...U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t'i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion (kurvëri)...”

“O të rinj, nëse nga ju dikush ka mundësi që të martohet, menjëherë martohuni. Sepse martesa është ajo që e ruan syrin dhe nderin nga harami. E kush nuk mundë ta bëje këtë, atëherë le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të.”
Këto argumente, i kanë bërë dijetaret islam që të bëjnë këtë klasifikim dhe renditje të martesës.

Vijon...
Përktheu: Zymer Ramadani