Dëmet e bidatxhinjëve dhe rreziku i tyre

Hoxha i Islamit, Ibn Tejmije në “Mexhmu’ul-Fetava” (28/231-232) thote: ”I është ankuar dikush Ahmed ibn Hanbelit: “Vërtetë mua me vjen vështirë që të them: filani është kështu, e filani është ashtu! E ai ia ktheu: “Nëse ti hesht dhe unë heshti, atëhere si do të mësojë injoranti (xhahili) se kush është i mirë e kush është i keq?!”

Dhe thotë: ”Ta paralajmërosh Ummetin kundër udhëheqësve të bidatxhinjëve, të cilët kundërshtojnë Kuranin dhe Sunnetin, apo ata të cilët bëjnë adhurime në kundërshtim me Kuranin dhe Sunnetin, dhe t’ua tregosh (Ummetit) të vërtetën rreth tyre; kjo është obligim me Ixhma’ (marrëveshje të përgjithshme) të Muslimaneve.

E kanë pyetur Ahmed ibn Hanbelin: “A është më i dashur te ti një njeri i cili agjëron, falet dhe bën I'tikaf, apo një njeri i cili flet kundër bidatxhinjëve? Ai tha: “Nëse ai falet dhe bën I'tikaf, ai e bën këtë për vete e nëse flet kundër bidatxhinjëve, atëhere ai këtë e bën për muslimanet, kështu që kjo është me e mirë.”

Nga kjo kuptohet se dobia e këtij të fundit është në interes të të gjithë muslimaneve dhe fesë së tyre, dhe kjo është prej llojeve të luftës në rrugë të Allahut, fenë, menhexhin dhe sheriatin e Tij.

Largimi i tiranisë dhe armiqësisë së tyre ndaj fesë është obligim kolektiv sipas Ixhmas’ së muslimaneve, dhe sikur të mos kishte pasur kush të flasë kundër tyre, që ta largojnë dëmin e tyre, atëherë do të ishte ndërruar feja, dhe fesadi (dëmi, prishja) e tyre është më i madh se i ndonjë okupatori që na lufton, sepse nëse këta (armiqtë okupatorë) okupojnë, nuk i prishin zemrat (e muslimaneve) vetem se pasi të bëhet okupimi, kurse ata (bidatxhinjtë) i prishin zemrat që në fillim.”


Përmblodhi & Përktheu:
Unejs Shuajb Murati
 

Create a website for free Webnode