Njëshmeria e All-llahut s.v.t nga Salih el Feuzan
Bismilahi rrahmani rrahim
Devijimi ne jeten e njerezve: Allahu subhane ve teala,i krijoj qeniet me qellim qe ta adhurojne Ate dhe u pergaditi atyre nga furnizimet e Tij gjera qe t'u ndihmojne ne jete:Ai thote: Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.(Edh-Dharijat:56-57) Nese shpirti i rrikthehet natyeshmerise se tij,ai do te vertetoje hyjnine e All-llahut,subhane ve teala,do te shprehe dashurin per Te,do ta adhuroj Ate dhe askend nuk do t'ia beje shok.Shpirtin e shkaterojne dhe e shmangon nga kjo natyrshmeri,zbukurimet qe i bejne atij shejtanet dhe njerezit dhe xhinet duke i shpallur njeri tjetrit fjale zbukuruese e mashtruese.Teuhidi(moniteizmi)eshte i mbjellur(i lindur)ne zemren e njeriut. Shirku(politeizmi)eshte rastesisht dhe i huaj ne te. Allahu thot: Përqënro vetëveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.(Err-Rrum-30) Muhamedi salALlahu alejhi ve selem thote: ''Cdo njeri lind ne natyrshmerin(ne besim te vertet),kurse prinderit e bejne qifut,te krishter apo mexhusij(zjarr putist)''. Feja islame fillon qysh nga Ademi alejhi selam dhe mbijetoi ne pasardhesit e tij disa shekuj. ALlahu subhane ve teala thote: Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues,(El-Bekare 213) Shikru i pare nga devijimi ne Teuhid ndodhi ne popullin e Nuhit alejhi selam. Allahu subhane ve teala thot: Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij;(En-Nisa:163) I bn Abasi ka thene:''Mes Ademit dhe Nuhit alejhi ve selem kaluan 10 shekuj,i gjithe njerezimi jetonte ne islam. Thonte ibnul-Kajjimi:Kjo thenje eshte e sakte ne menyre te prere. ALlahu subhane ve teala thote: Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë.(Junus 19) Shejhu(ALlahu subhane ve teala e meshirofte) deshiront te thot se dergimi i pejgamberve u be shkak te percamjes ne fene e vertet.Sic eshte rasti ne kohen e Ibrahimit arabet pasonin fene e Ibrahimit deri sa nuk e ndryshori Amr Ibn Luhaj El-Huzaiji.Dhe keshtu u perhap shirku deri sa erdhi Muhamedi salAllahu alejhi ve selem. |
|
Dhe keshtu Muhamedi salAllahu alejhi ve selem thiri qe njerzit ti largohen besimit te idhujve thiri ne moneteizem,deri sa u kthye besimi monoteist dhe feja e Ibrahimit.
Ai plotesoi fene dhe vazhduan keshtu 3 shekuj e lavderuar ne fillim te ketij umetit,po pastaj prap njerzit nisin te hapnin shirkun duke ndertuar mbi varreze,per te kerkuar respekim ndaj evlijave(besimtareve te devotshem)Pra ato bene lutje,kerkuan ndihme,prene kurban...etj Ata harruan se kjo eshte feja e politeistve te pare te cilet thane: Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut,(Ez-Zumer3) Me gjithe paraqitjen e ketij shirku ne te kaluaren edhe sot,prap shumica e tyre besojne ne Tevhidurr-Rrububije(se Allahu eshte Krijues e Furnizues i cdo gjeje),por ata bejne shirk ne Tevhidul-Uluhije(ne ate se vetem ALlahu meriton adhurim) Allahu thote: Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).(Jusuf:160) Ekzistimin e Allahut subhane ve teala,nuk e mohoi askush,pervec nje numri te vogel nga njerezit,si Faraoni dhe ateistet komunist ne at kohe. Injorimi i tyre behet nga mendjemadhesija,pendryshe ata jane te detyruar te vertetojne ekzistimin e Tij ne brendsine e (zemrat) te tyre Allahu thot: Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se shin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjmadhësi,edhe pse zemrat e tyre ishin te bindura ne to''(En-Neml:14) Mendimet e tyre se cdo krijese nenkupton krijuesin,cdo e formuar formuesin dhe sistemi i perpikte i kesaj Gjithesie,patjeter duhet te kete nje themelues te Urte,te Fuqishem,dhe te Gjithedijshem.Ai qe refuzon Ate.eshte i cmendur ose mendjemadh qe nuk perdore logjiken,e/i cili/cila nuk mirret parasysh Esh-Shirk-Politeizmi
a)Percaktimi i tij Shirk eshte t'i besh Allahut,subhnae ve teala shok ne rububije(se Allahu eshte Krijuesi dhe Firnizuesi i vetem)dhe uluhijen e Tij(se vetem Ai meriton dhe duhet te adhurohet). Shirku eshte mekati me i madh per disa arsye: 1)Sepse ai ben nje(te ngjashem)krijesen me Krijuesin ne vecorit e uluhijes(vecori qe jan vetem per ALlahun) Allahu thot: ''Vertete shirku eshte nje mizori e madhe''(LLukman:13) Mizori eshte te vesh nje gje ne nje vend qe nuk e meriton. 2)Allahu subhane ve te ala na lajmeroi se nuk ia fal kete mekat atij qe nuk pendohet. Ai thote: S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do.(En-Nisa 48) 3)Allahu subhane ve teala mushkrikut(politeistit)ia ka ndaluar Xhenetin dhe ai do te hyje ne Xhehenem pergjithmone: ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.(El-Maide:72) 4)Shirku rrenon te gjitha veprat. ALlahu thot: Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar.(En-naml:88) Pasha Alahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.(Ez-Zummer:65) 5)Gjaku dhe pasuria e mushkrikut(politeistit)jane te lejuara. Allahu subhane ve teala thote: ''...luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg...''(Et-Tevbe:5) Muhamedi salAllahu alejhi ve selem ka thene: Jam urdheruar ti luftoj njerzit deri sa thojne:La ilahe il-lAllah,e kur te thojne kete,i kane te mbrojtura nga une gjakun dhe pasurite e tyre,pervec me hakun e tyre(nese e meritojne nje gje te tille). 6)Shirku eshte mekati me i madh. Muhamedi Salallahu alejhi ve selem tha:A ti ju lajmroj per nje mekat me te madh?Thane(sahabet) po si jo o i Derguari i ALlahut.Tha:Shirku ndaj Allahut dhe mosrespektimi i prinderve.'' Ibnul-Kajimi dijetar i madh tha:Allahu subhane ve teala,lajmeroi se qellimi i krijimit dhe urdherimit eshte te njihet Allahu permes emrave dhe cilesive te Tij dhe vetem Ai te adhurohet dhe asgje te mos i shoqerohet.Kurse njerezit ta ruajne drejtesine me te cilen qendrojne qiejt dhe toka,sikurse thot ALlahu subhane ve teala: Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës...(El-Hadid:25) Drejtsia me e madhe eshte tevidi(pranimi i njesis se Allahut).Ai eshte koka dhe trupi i drejtsis. Kurse shirku eshte mizori Allahu thot: 'Vertete shirku eshte nje mizori e madhe''(LLukman:13) Shirku eshte nena e mizoris,teuhidi eshte nena e drejtsis. 7)Shikru eshte mangesi dhe shemtim nga te cilat Zoti spastroi Vetem. Ai qe ben shirk Zotit i ka shpifur Atij ate qe Ai Vete e ka spastruar Veten nga ajo.Ky eshte kulmi i ballafaqimit dhe i konfrontimit me Allahun,subhane ve teala. b)LLojet e tij
Shirku ndahet ne dy lloje: Lloji i parë:Shirku i madh i cili largon nga feja Islame dhe vepruesi i tij hyn ne zjarr pergjithmone,nese nuk pendohet nga ai. Allahu subhane ve teala thot: Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!" Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" I pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!(Junus:18) Lloji i dyte: Shirku i vogel:i cili nuk largon nga feja islame por ai pakeson tevhidin dhe eshte ne rruge deri tek shirku i madh. 1)Shirku i qarte(i hapet):Ato jan fjale e vepra. Prej fjaleve p.sh betimi ne dike tjeter e jo Allahun subhane ve teala. Muhamedi salAllahu alejhi ve selem thot: Ai qe betohet ne dic tjeter,pervec ALlahut subhane ve teala ai vec ka mohuar dhe ka bere shirk.'' Tha Muhamedi salAllahu alejhi ve selem kur nje njeri i tha:Cka deshiron ALlahu dhe cka deshiron ti:A me bere shok me Allahun?Thuaj:Cka vetem Allahu deshiroi.'' E drejte eshte te thuhet Cka deshiron Allahu subhane ve teala,pastaj cka deshiron filani dhe sikur te mos te ishte ALlahu,pastaj sikur te mos ishte filani,sepse fjala pastaj e ben deshiren e njeriut te mvarur nga deshira e Allahut subhane ve teala. Allahu thot: ''Ju nuk keni per te deshiruar pervec se cka dëshiron All-llahu, Zoti i botëve(Tekvir:29) Dhe ne ket bejne pjese shum fjale si:Une nuk tjeter pervec ALlahut dhe ty,Ketoj jane nga begatite e ALlahut subhane ve teala dhe begatit tua. Kurse veprat:Jane ngjitja e hajmalive,pejnave te ndryshem,duke u ruajtur nga syti i keq,me bindje se keto jan shkaqe per largimin e belase jan shirk i vogel. Nese besohet se keto gjera vetvetiu e largon belane eshte shirk i madh. 2)Shikru i fshehur:Ky eshte shirku ne deshira dhe qellime,sikur jane:Syefaqesia(te shtirurit) dhe autoriteti. Nese syefaqesia e shoqeron nje veper ajo e prish ate sepse ALlahu thote; AI që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë.(El-Kehf:110) Muhamedi salALlahu alejhi ve selem tha:Me se shumti ua kam friken nga shirku i vogel.Tha:Syefaqesia(veprimi sa per sy e faqe) Muhamedi salAllahu alejhi ve selem tha:U shkaterruar robi dinarit,u shkaterrua robi i kadifes,nese i jepet gezohet e nese nuk i jepet hidherohet. Ibnul Kajjimi(rahimeullah)ka thene:Shirku ne deshira dhe qellime eshte deti pa breg,pak kush shpeton nga ai. Ihlasi(sinqeriteti)eshte te jeshe i sinqerte ndaj Allahut subhane ve teala ne veprat fjalet deshirat qellimet e tua. Allahu subhane ve teala thot: Ai qe deshiron fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.(Ali-Imran:85) Nga e gjith kjo mund te perfundojme midis shirkut te madh e te vogel ka disa dallime: 1)Shirku i madh te largon nga mileti islam kurse i vogli nuk te largon 2)Shirku i madh te shtie ne zjarr pergjithmone,kurse i vogli jo. 3)Shirku i madh shkaterron te gjitha veprat,kurse i vogli nuk shkaterron te gjitha veprat,por i shkatron vetem ato per syefaqesi,vepra qe behen per interes te kesaj bote dhe veprat qe u bashkangjiten ketyre. 4)Shirku i madh lejon gjakun dhe pasurine,kurse shirku i vogel nuk i lejon ato. Kufri-Mosbesimi
a)Perkufizimi i tij Fjala El-Kufr ne gjuhen arabe ka kuptimin e mbylljes dhe mbulimit,kurse ne terminologjine islame,kufri eshte e kunderta e imanit. b)Llojet e tij Kufri ndahet ne dy lloje: LLoji i pare: Kufri i madh:i cili largon nga mileti islam.Ai ndahet ne pese lloje: 1)Kufri i pergenjeshtrimit:Argument per kete eshte fjala e ALlahut subhane ve teala: Kush është më mizor se sa ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t'i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është Xhehennemi vend për jobesimtarët?(El-Ankebut:68) 2)Kufri i refuzimit dhe mendjemadhesia me vertetim:Argument per kete eshte fjala e ALlahut subhane ve teala: E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai rrefuzoi dhe u mbajtë në të madh dhe u bë pabesimtar.(El-Bekare 34) 3)Kufri i dyshimit(kufri i supozimit):Argument per kete eshte fjala e Allahut subhane ve teala: Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetës (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!" Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo. Atij ai shoku ivet (besimtari) itha - duke e polemizuar atë -: "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"(El-Kehf:35-37) 4)Kufri i nifakut(dyftyrsis):Argument per kete edhe fjala e ALlahut subhane ve teala: Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë.(El-Munafikun:3) Lloji i dyte: Eshte kufri i vogel qe nuk te largon nga mileti islam. Ai eshte kufri veprues(praktik)e qe jane gjynahet qe ne Kur'an dhe Sunnet jane quajtur kufr,por qe nuk kane arritur shkallen e kufrit te madh,sikurse eshte p.sh.kufri i ni'meteve(mohimi i begative te ALlahut,subhane ve teala)i permendur ne fjalen e Allahut subhane ve teala: All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut...''(En-Nahl:112) Lufta e muslimanit eshte ne te njejten shkall e permendur ne fjalen e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem:'' Sharja e muslimanit eshte fusuk(mosrrespekt ndaj Zotit,kurse te luftojsh kunder tij eshte kufr''dhe fjala e tij: ''Mos u ktheni pas meje(pas vdekjes time)pabesimtare ti meshoni njerit tjetrit (me shpata)''. Betimi ne dike tjeter vec All-llaut,subhane ve teala,eshte ne te njejten shkalle,sepse Muhamedi salAllahu alejhi ve selem tha: ''Ai qe betohet ne dic tjeter,pervec Allahut,subhane ve teala,ka bere kufr ose shirk''. Allahu subhane ve teala e quajti vepruesin e gjynahit madh besimtare. Ai tha: ''O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje''(El-Bekare:178) Vrasesin Allahu subhane ve teala,nuk e nxori nga ate qe besuan dhe e beri vella te pergjegjesit per hakmerrje ne vrasje,e tha: Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i vet atëherë ajo le të përcillët (e atij që e fal) kuptueshëm.(El-Bekare:178) Ketu pa dyshim eshte vllazeria e fese.Allahu subhane ve teala thot: Nëse dy grupe besimtarësh tentoj në të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata...''Dhe deri tek fjala e e Tij:S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj .(Huxhurat 9-10) Paraqitja e permbledhur e dallimeve,mes kufrit te madh dhe kufrit te vogel. 1)Kufri i madh largon nga mileti islam dhe i shkaterron veprat e mira,kurse kufri i vogel nuk largon nga mileti islam dhe nuk shkaterron veprat e mira,por i pakeson ato dhe ate sipas madhesise se tij dhe vepruesi i tij i nenshtrohet qortimit. 2)Kufri i madh shpie njeriun ne zjarr pergjithmone,kurse vepruesi i kufrit te vogel nese hynne Xhehenem,nuk qendron aty pergjithmine. Gjithashtu,Allahu,subhane ve teala,mund t'ia fale atij,keshtu qe nuk hyn ne Zjarr. 3)Kufri i madh lejon gjakun dhe pasurine,kurse kufri i vogel nuk lejon ato. 4)Kufri i madh detyron armiqesine e sinqerte mes vepruesit te tij dhe besimtarve.Nuk i lejohet besimtareve ta duan dhe shoqerojne ate edhe nese eshte njeriu me i aferm i tij.Kurse kufri i vogel nuk e pengon dashurine,por vepruesi i tij duhet dashur dhe shoqeruar sipas mases se imanit te tij dhe urrehet armiqesohet sipas mases se mosrespektit te tij (ndaj Allahut subhane ve teala) Nifaku_Dyfytyresia
a)Perkufizimi i tij Fjala nifak ne gjuhen arabe rrjedh nga fjala ''en-nefek'' qe eshte vendi apo shpella ku fshihet njeriu.Kurse ne termilogjine islame ka kuptimin e shprehjes se islamit dhe fshehjes se kufrit e sherrit. Eshte quajtuar keshtu se me nje ane hyn ne Sheriatin Islam,dersa nga nje ane tjeter del nga ai. Allahu subhane ve teala thote: ''Vertete,munafiket jane ato te prishurit-fasiket''(Et-Tevbe:68)d.m,th.te dalurit nga sheriati(ligji islam). Allahu subhane ve teala,i beri munafiket me te keqinj se sa kafiret: S'ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit.(En-Nisa:145) Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre(En-Nisa 142) dhe, Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtëtë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.(El-Bekare 9-10) b)LLojet e tij Nifaku ndahet ne dy lloje: LLoji ipare:Nifaku ne besim Ky eshte nifaku me i madh,me c'rast njeriu shpreh islamin dhe fsheh kufrin,ky lloj nxjerr njeriun nga feja ne pergjithesi dhe e hudh ate ne vendin me te ulet te zjarrit. Ky nifak ndahet ne 6 lloje: 1)Pergenjeshtrimi i Muhamedit salAllahu alejhi ve selem. 2)Pergenjeshtrimi i nje pjese nga ajo(nga Kurani)qe iu shpall Muhamedit salAllahu alejhi ve selem 3)Urrejtja ndaj Muhamedit salAllahu alejhi ve selem. 4)Urrejtja ndaj nje pjese nga ajo qe iu shpall Muhamedit salAllahu alejhi ve selem 5)Gezimi kur feja e Muhamedit salALlahu alejhi ve selem,Islami bie poshte. 6)Urrejtja kur feja e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem Islami triumfon LLoji dyte:Nifaku veprues(praktik)
Nifaku veprues (praktik) eshte veprimi i ndonje nga veprat e munafikee me mbetjen e manit ne zemer. Ky nifak nuk te largon nga mileti islam,por eshte rruge deri te nje gje e tille. Vepruesi i ketij nifaku zoteron ne te njejten kohe imanin dhe nifakun i shumohet,per shkak te tij behet munafik i paster. Kurse tek ai qe gjindet nje cilesi nga nifaku ai posedon nje cilesi te tij derisa ta lere ate,e ato jane:''...kur ti besohet-tradhton,kur flet-genjen,kur premton-mashtron dhe kur bie ne armiqesi-i tejkalon kufijte'' Prej vecorive te munafikut eshte edhe pertacia e faljes se namazit me xhemat ne xhami. Sahabet(shoket)e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem kishin hsume frike nga renia ne te. Ibn Ebi Melike tha:''Takova tridhjete vet nga sahabet e Muhamedit salAlahu alejhi ve selem te gjithe ia kishin friken vetes nga nifaku.'' Dallimi mes nifakut te madh dhe nifakut te vogel 1)Nifaku i madh largon nga mileti islam,kurse i vogli jo. 2)Ne nifakun e madh dallohet bindja e brendshme me pamjen apo formen e jashtme tek njeriu ne besim,kurse te nifaku i vogel dallimi i bindjes se brendshme me ate te jashtme behet ne vepra e jo ne besim. 3)Nifaku i madh nuk mund te ndodh te besimtari,kurse i vogli mund te ndodh tek ai. 4)Ne te shumten e rasteve,vepruesi i nifakut te madh nuk pendohet,edhe nese pendohet dijetaret kane ra ne dileme a pranohet pendimi i tij apo jo,derisa vepruesi i nifakut te vogel mund te pendohet tek Allahu subhane ve teala dhe AI t'ia fale. Dijetari i famshem Ibnu Tejmije tha:''Shume here mund t'i paraqitet besimtarit ndonje kategori nga kategorite e nifakut,por Allahu subhane ve teala ia fale atij.Por ashtu mund te shfaqet ne zemren e tij dic qe karakterizon nifakun,por Allahu subhane ve teala ia largon ate.Besimtari sprovohet me vesveset-intrigat e shejtanit dhe me vesveset e kufrit te cilat ia ngushtojne gjoksin atij,sikurse thane sahabet:''O i derguar i Allahut subhane ve teala!Ndonjeri nga ne gjen dic te tille ne shpirtin e tij qe sikur te binte nga qielli ne toke do te ishte me mire per te se sa te flase ate gje!Ai tha:''Nje gje e tille eshte sinqeiteti i imanit.''d.m.th. ndodhja e asaj vesvese,urrejtja e madhe ndaj saj dhe largimi i saj nga zemra,eshte sinqeriteti i imanit. Per pjestaret e nifakut te madh Allahu subhane ve teala thote: (Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).(El-Bekare 18) D.m.th nuk i kthehen islamit me bindjen e tyre te brendshme.Gjithashtu thote: A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.(Et-Tevbe:126) Dijetari i famshem Ibnu Tejmije tha:''Dijetaret rane ne dileme a pranohet pendimi i tyre ne formen e jashtme,kur dihet se ata gjithmone shprehin Islamin haptas. Sqarimi i realitetit te cdo njeres nga:
El-xhahilijje,El-Fisku,Ed-dalal dhe Err-rridde LLojet dhe dispozitat e tyre: 1)El-xhahilijje(xhahilijjeti,injoranca,koha e injorances) Eshte gjendja ne te cilen ishin arabet para Islamit,qe nuk njihnin Allahun subhane ve teala,profetet e Tij dhe ligjet e fese,si dhe krenaria per fisin,mendjemadhesia,mizoria dhe shume te tjera. El-xhahilije d.m.th. injoranca eshte mosditja dhe mosndjekja e diturise. Dijetari i famshem Ibn Tejmije tha:''Nese njeriu nuk e di te verteten injoranca e tij eshte e thjeshte,e nese beson dic te kunderten e te vertetes duke njohur te verteten apo duke mos e njohur ate,prap eshte injorant. Cdo gje qe eshte ne kundershtim me ate qe iu shpall profeteve,sikurse eshte rasti me Hebreizmin dhe Krishterizmin,eshte xhahilijjet. Ky eshte xhahilijjet i pergjithshem(ne te gjithe boten)kurse pas Muhamedit salALlahu alejhi ve selem ai mund te ekzistoje ne disa vende e ne disa jo,sikurse eshte rasti me Darul-Kufrin(vendet joislame). Gjithashtu,ai mund te gjindet tek nje person e tek nje tjeter jo,sikurse eshte rasti me njeriun para se te hyje ne islam,ai eshte ne xhahilijjet edhe nese jeton ne Darul-Islam-in(vendet islame). Pas dergimit te Muhamedit nuk ka xhahilijjet te pergjithshem(qe perfshin tere boten)sepse nje grup i umetit te tij do te vazhdoje te jene ne te verteten haptas deri ne Diten e Kijametit. Kurse xhahiljeti i kufizuar mund te ekzistoje ne vende islame,dhe ne shume persona muslimane,sikurse tha Muhamedi salAllahu alejhi ve selem:''Kater gjera ne ummetin tim jane prej xhahilijjetit'',dhe i tha Ebu Dherrit:''Ti je nje njeri qe ne vete ke xhahilijjet.'' Paraqitja e shkurter e gjithe kesaj: Xhahilijjeti i perket injorances,e cila eshte mosdija dhe ai ndahet ne dy pjese: 1)Xhahilijjet i pergjithshem: perfshin periudhen para Muhamedit salAllahu alejhi ve selem periudhen ndermjet Isait e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem,dhe ka marre fund me dergimin e tij. 2)Xhahilijjeti i vecante,i kufizuar: pershin shume shtete vende dhe persona.Ky xhahilijjet ekziston gjithmone. 2)El-fisku(mosrespekti dhe mosbindja ndaj urdherave te All-llahut)
Kuptimi gjuhesore i fjales El-Fisku eshte dalje apo zhveshje. Kurse ne termilogjine islame d.m.th dalje nga bindja ndaj All-llahut subhane ve teala,mosrespekti i Tij. Ai perfshin daljen teresishme,keshtu qe i thuhet pabesimtar ''Fasik'' dhe perfshin daljen e pjeserishme,keshtu qe i thuhet besimtar,vepruesit te gjynaheve te medha ''Fasik''. Fisku qe largon nga mileti islam,i cili eshte mosbesimi.Pabesimtari ne kete kuptim quhet ''Fasik''. Allahu subhane ve teala kur permend Iblisin tha: ''...nuk respektoi urdhërin e Zotit të vet...''(El-Kehf:50) Allahu subhane ve teala gjithashtu tha: ''...kurse ata që ben fisk (nuk respektuan urdherat e All-llahut), vend te tyre është zjarrin(Es-Sexhde:20) Mekatari musliman quhet ''Fasik'' dhe ky fisk i tij nuk e largon nga mileti islam.Allahu subhane ve teala thote: ''Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t'i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos u pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë fasiket (te prishur te dale nga urdherat e Allahut)''.(En-Nur:4) Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit(nuk ben te beje fasik), as nuk duhet shkaktuar grindje.(El-Bekare:197) Dijetaret gjate komentimit te ''fiskut'' ne kete ajet thane se jane gjynahet. 3)Ed-dalal(humbja,shmangia)
Ed-Dalal:shmangia nga rruga e drejte,eshte e kunderta e udhzimit. Allahu subhane ve teala thote: Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet...(El-Isra:15) Fjala Ed-Dalal shprehet ne disa kuptime: 1)Ndonjehere ka per qellim mosbesimin.All-llahu subhane ve te-ala thote: Ai qe mohon All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai vec ka humbur me nje humbje te madhe.(En-Nisa-136) 2)Ndonjehere ka per qellim shirkun.Allahu subhane ve teala thote: Ai që i ben shirk All-llahut,vec ka humbur me nje humbje te madhe.(En:Nisa:116) 3)Ndonjehere ka per qellim kundershtimet qe jane nen poziten e kufrit(mosbesimit),sikurse thuhet:sektet devijuese d.m.th kundershtuesit. 4)Ndonjehere ka per qellim gabimin,sikurse eshte rasti me thenjen e Musait alejhi selam: Une e bëra vepren time(vrasjen e njerit nga njerezit e Faraonit), atëherë kur une isha i nga te humburit(Esh:Shuara:20) 5)Ndonjehere ka per qellim haresen sikurse eshte fjala e ALlahut subhane ve teala: ''...Për atë se nëse njëra prej tyre(grave qe ben deshmi)gabon, t'ia përkujtojë tjetra...''(El-Bekare:282) 6)Ndonjhere ka per qellim gjerat e humbura ne gjuhen arabe thuhet:dal-letul-Ibili(devja e humbur) |