Ndarja e teuhidit në dy lloje dhe sqarimi i llojit të parë
Obligimi i par që kërkon Allahu nga njerëzit është njohja dhe adhurimi i Tij.
Për këtë qëllim edhe i krijoi Allahu njerëzit dhe mori prej tyre besën se do ta adhurojn vetëm Atë dhe nuk do ti shoqërojn asnjë shok Atij, qysh atëherë kur Ai i nxorri prej shpinës së Ademit pasardhsit e Tij dhe dëshmuan për këtë.
Pastaj dërgoi Pejgamber dhe zbriti libra dëshmues për besën që ja
kishin dhënë Allahut.
Prej urdhrave më të mdha që Allahu e obligoi njeriun me të është njohja dhe adhurimi i Tij sikur që prej ndalesave më të mdhaja që jan është shirku,mohimi përgjasimi etj.Për këtë nuk hyn në islam robi i Allahut përveqse me tevhid dhe nuk del prej islamit përveqse me të kundërtën e tij(me shirkun)dhe nuk shpëton njeriu nga xhehennemi përveqse me të sikur që e ka të ndaluar përgjithmon xhennetin me të kundërtën e tij.Pejgambërët e Allahut nuk thirrën në diçka tjetër para se të thrrasin në tevhid dhe nuk ndaluan dicka para se ta ndalojn shirkun.
Tevhidi ndahet në dy lloje:
1.tevhidi i njohjes,dijes apo besimit i cili përfshin silësit e absolute të Allahut dhe zhveshjen e Tij nga përgjasimi, dhe lrgimin e Tij ngacilësit e mangta.Ky lloj tevhidi ndryshe quhet edhe tevhidi rrububije dhe esmau ve sifat.(tevhidi rrububije me emrat dhe cilësit e Allahut).
2.tevhidi i qëllimit apo tevhidi i adhurimit të Allahut(tevhidi uluhije).d.m.th.të adhurohet vetëm Allahu dhe mos ti bahet atij asnjë shok në adhurim.Sinqeriteti,dashuria,frika, shpresa,mbështetja të jen vetëm për Allahun.
I tërë Kurani prej fillimit e deri në mbarim ka ardh që ti përvetësoj dhe ti forcoj këto dy lloje të tevhidit.Nëse shfletoni kuranin do të gjeni se nuk ka ajet në Kuran përveqëse i ka cek të dy llojet e tevhidit ose e ka cek njërin prej tyre për të treguar rëndësin e tij me llojet e tij.Sepse ose gjen në Kuran ndonjë lajm që tregon për Allahun se me cka Ai duhet të cilësohet apo çka duhet të largohet dhe mos të ja mveshim Atij e që kjo bënë pjes në llojin e parë të tevhidit,ose ëshët thirrje në adhurimin e Allahut dhe largimin nga sendet e kota që adhurohen e kjo bën pjesë në llojin e dyt të tevhidit.
Pastaj Kurani ose tregon për nderimin që ja bënë besimtarve, ndihmën që jau ofron në këtë botë dhe shpëtimin në botën tjetër ose flet për pabesimtarët dhe humbjen e tyre në kët botë dhe poshtrimin në botën tjetër.Nëse i lexoan ajetet e Allahut me një meditim do të shohësh se si Allahu në shumicën e ajeteve i ka bashkue këto dy lloje të tevhidit.Thotë Allahu:
“Ta Ha.Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.
Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.
E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç’ka nën dhe.
Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.
Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur”.(Ta ha 1-8).
Lexoje fjalën e Allahut nëse don se si flet për besimtarët se si i ndihmon në këtë botë dhe i shpëton në botën tjetër: . “Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive”.(gafir 51)
Ndërsa lexoje fjalën e Allahut kur flet për poshtrimin e pabesimtarvë në kët botë dhe në botën tjetër: “Dhe ashtu ai(Faraoni) dhe ushtëria e tij u sollën në tokë me kruenëçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.
Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtërinë e tij dhe e hodhëm në det, shiko pra se si përfundojnë mizorët.
Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe ditën e kijametit atje nuk do t’u ndihmohet.
Edhe në këtë botë ikemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditë e kijametit ata janë të përbuzur”.(kasas 39-42).
Ne në këtë pjesë do të flasim për llojin e parë të tevhidit duke u munduar ta argumentojm me argumente që vet Allahu ka argumentur për vetën e Tij.
Kjo gjithësi me gjith këtë precizitet pa tjetër duhet të ketë një Krijues i cili e ka krijue.Është e pa mundur që këto të gjinden pa një ekzistues i cili i ka bë këto të ekzistojn dhe është e pa mundur që këto gjëra të gjnden vetvetiu.
Kur Allahu don të përforcoj tevhidin rrububije dhe atë uluhije na udhëzon duke thënë: “A mos u krjuan prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?
A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur”.(Tur 35-36)
Ka thënë ibën Abasi:” A mos u krjuan prej kurgjësë”dmth. Mos u krijuan pa Zot,mos u krijuan pa Krijues.Sepse nuk ka mundësi me qen sendet të krijuara e mos me pas dikënd që i ka krijue.Pastaj thotë Allahu: apo ata vetë janë krijues?dmth.apo ata e krijuan vetën e tyre.Ky ëshët argument i fortë kundër tyre.Sepse si ka mundësi që një send që nuk ka ekzistue ta krijoj vetën e vetë.Pasi që u mposhtën këto atëherë ngritet argumenti kundër tyre se me të vërtetë ata paskan një Krijues që i ka krijue ata,atëherë le të besojn në Të.Pastaj thotë Allahu: A mos ata i krijuan qiejt e tokën,.Kjo pjes e ajetit i poshte edhe më shum pabesimtarët.Sepse ai të cilit i paraprin mos ekzistenca nuk ka mundësi të bëjë vetën e tij të ekzistoj e le ma të jetë krijues i ndonjë sendi.Kjo është një mohim në shirkin që ata ja bënin Allahut sepse ata e dinin se as nuk jan krijue prej asgjëje,as nuk e kan krijue vetën e tyre e as nuk i kan krijue qiejt dhe tokën,por ata nuk binden në këtë nga mendjemadhsia e tyre.siq thotë Allahu: Jo, por ata nuk janë të bindur”.d.m.th. mos bindja e tyre i bëri që ata ta mohojn atë.
Tregon Xhubejr ibën Mut’am dhe thotë:”E ndëgjova Pejgamberin një herë duke lexuar në namazin e akshamit suren Tur dhe kur arriti te fjala e Allahut: “A mos u krjuan prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?
A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur”.(Tur 35-36)gati sa flurturoi zemra ime.(Buhariu dhe Muslimi).
Në shum vende Allahu i udhëzon robët e Tij që të argumentojn për Të me argumentet në krijesat e Tij të larta dhe të ulta.Thotë Allahu: “Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit”.(dharijat 20) d.m.th.në të (tokë) ka argumente për madhërin e Allahut dhe fuqin e Tij absolute.Toka ëshët ajo në të cilën gjinden dhe jetojn shum krijesa të llojeve të ndryshme.A nuk i she kodrat që jan të ngulitura në tokë a nuk i sheh se si prej tokës dalin lumenjë dhe detrat, a nuk e sheh se si Allahu e bëri tokën të rrafshët nën këmbët e njeriut ja nënshtroi njeriut që të jetoj në të dhe të furnizohet prej sajë.A nuk ka në të argumente për Madhërin e Krijuesit ton Allahut!?.
Pastaj llojllojshmëria e njerzve në të folur dhe në ngjyrat e tyre,dallimi i tyre në të kuptuar në fuqi në lëvizje në lumturi dhe në jo lumturi, në vendosjen e çdo gjymtyre në vendin e vet në të cilin ka nevoj a nuk jan argumente për Krijuesin e gjithësisë dhe se vetëm Ai meriton adhurimin.Thotë Allahu në një ajet: “Po edhe në veten tuaj keni argumente. A nuk jeni kah e shihni”?(dharijat 21). Thotë Katade: “kush mendon në krijimin e vetës së tij e din se me të vërtet nyjet e tij jan krijue për ti bërë adhurim Allahut”.Pastaj a nuk ka argumente madhështore në njeriun kur ai ishte nëj pik uji pastaj u bë gjak i nxhizur pastaj një cop mishi pastj at cop mishi e shëndrruan në eshtra dhe eshtrave ua mveshën mishin gjersa i erdh shpirti atij.
Thotë Allahu në një ajet tjetër: “Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.
Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit)”.(dharijat 47-49).
Allahu për mes këtij ajeti tregon për krijimin e botës së lartë(qiellin) dhe atë të ultën(tokën).Qiellin Ai e bëri një kulëm që na mbron neve të cilin e krijoi me forcë dhe në të e shpërndau furnizimin ton.Atë e ngriti pa asnjë shtyll dhe qëndron ashtu gjithmon.Ndërsa tokën e bëri shtrat për krijesa.Pastaj Allahu krijoi prej çdo sendi qift.siq janë:Qielli dhe toka,diejlli dhe hëna,dita dhe nata, detrat dhe tokën pa uj,fushën dhe kodrat,dimrin dhe verën,njeriun dhe xhinnët,mashkullin dhe femrën,dritën dhe errsirën,imanin dhe kufrin, lumturin dhe fatkeqët,xhennetin dhe xhehennemin ,të vërtetën dhe të kotën,të ëmblën dhe të idhtën,dunjan dhe ahiretin,jetën dhe vdekjen,të ngurtin dhe të pa ngurtin,të lëvizshmin dhe të pa lëvizshmin,të nxehtin dhe të ftohtin,dhe të tjera.
Thotë Ebu Duha kur Allahu e zbriti fjalën e Tij: “Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshrëplotë, gjithnjë mëshiron”.(bekare-163)thanë mushrikët: nëse po thoni ashtu atëherë le të na sjellin një argument për të dhe pastaj e zbriti Allahu ajetin tjetër ku thotë: “Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente”.(bekare-164)
Po ashtu Allahu argumentoon për Vetën e Tij edhe në ajete tjera duke sjell argumente nga ajo që ai ka krijuar.Thotë Allahu: “Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe frikë e dhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t’ju thërret juve me një thirrje prej tokës, ju menjëherë dilni”.(rrum 20-25)
Ajetet që argumentojn për ekzistimin e Krijuesit,fuqin e Tij,madhërin e Tij jan më shum se sa që kan mundësi të numrohen,por ajo që cekëm është e majftushme të tregojm për Krijuesin Allahun.Allahu argumentoi me këto argumente për vetën e Tij e jo sikur filozofët që mundohen ta argumentojn Allahun me argumente logjike dhe me analogjit e tyre të dobta.Allahun nuk e mohoi askush nga robit e Tij përveqse nga mendjemadhësia .Për këtë Allahu ka thënë në kufrin e atyre që e mohuan Allahun si Krijues:” Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se shin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjmadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve”. (enneml 14)Për këtë kur armiqt e Allahut ju than Pejgamberve me mendjemadhsi pasi që atyre ju erdhën argumentet i vendosën duart në gojë e tyre dhe than: “ata i vënin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta: “Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni”.
Të dërguarit e tyre u thanë: “A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës?(ibrahim 9-10).
Ky ajet ka mundësi të kuptohet në dy mynyra:
E para:
Ju than Pejgamberët a në ekzistimin e Allahut keni dyshim ku natyrshmëria e njeriut dëshmon dhe pranon Atë.Natyrshmëria e njeriut është e krijuar që ta pranoj Allahun por dyshimet që i bien në të i bien nga mendja madhësia dhe përqmimi.Për këtë duhet jau sjellim këtyre argumentet që të arsyetohemi para Allahut dhe për këtë ju than Pejgamberët popullit të tyre:Krijues i qiejve dhe të tokës.Sepse ekzistimi i këtyre krijesave pa tjetër duhet të ketë një Krijues.
E dyta:
Fjala e Allahut: “a mos keni dëshim në Allahun”.dmth dëshim në adhurimin e tij dhe se vetëm Ai meriton të veqohet me adhurim.Ai është Krijuesi i të gjitha sendeve dhe nuke e meriton adhurimin askush tjetër përveq Tij,sepse shumica e popujve ishin të bindur në Allahun si Krijues, por adhuronin me Allahun dikë tjetër,bënin ndërmjetësues në mes të Allahut dhe atyre .përgjigja e kësaj pyetje:A mos keni dëshim në Allahun”e ka kuptimin se nuk ka dëshim në t
Dialogu në mes të Pejgamberve të Allahut dhe Armiqve të tyre
Dialogu në mes të Ibrahimit dhe Nemrudit
Thotë Allahu në kuran:” A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unë jep jetë dhe vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi?” Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu shpie në rrugë të drejtë popullin mizor”(bekare 258).
Kan thënë komentatorët e Kuranit dhe të tjerët se ky i cili polemizoi me Ibarhimin ishte një mbret i Babilonis i cili quhej Nemrud ibën Kenan.Po ashtu e kan përmend se ai ka sunduar 400 vite.Ishte Mbret zullumqar dhe arrogant.Kur Ibrahimi e thirri që ti bëjë ta adhuroj Allahun dhe mos ti shoqroj Atij shok,ai nga injoranca e tij e quajti vetën Zot dhe e mohoj Allahun si Krijues.Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!”tha edhe un jap jet dhe vdekje.Pastaj erdhi me dy rob të tij të cilët ishin të dënuar me vdekje dhe urdhëroi që njërit ti falet denimi ndërsa tjetrin e mbyti mendoi se në këtë mynyrë edhe ai jep jet dhe vdekje.Pastaj Ibrahimi kaloi në një lloj tjetër të dialogut duke u argumentue për Allahun me krijesat e Tij sepse këto sende që ekzistojn pa tjetër duhet ta ken një ekzistues.Tha Ibrahimi: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi?”.I tha Zoti im i cili jep jetë dhe vdekje po ashtu sjell edhe diellin për cdo dit prej lindjes në perendim.E nëse ti je prej atyre që jep jet dhe vdekje atëherë sille ti diellin prej perendimit në lindje nëse je Zot.Atëherë mbet i hutuar ai q ënuk besoi.Allahu nuk drejton popullin zullumqar.
Dialogu në mes të Musait dhe Faraonit
Faraoni ishte nëj Mbret zullumqar,arrogant dhe mendjemadh i cili jetoi në kohën e Musait.Allahu e dërgoi Musain tek Faraoni dhe populli i tij që ti thrras në besim në Allahun Një dhe në adhurimin e Tij.Faraoni i kishte nënshtruar popullin e tij sa që e besonin atë për Zotë dhe ju thoshte paris së tij: E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh njoh zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse nunë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”(kasas 38).Kur Musai ja paraqiti Faraonit besimin në Allahun,Faraoni e pyeti:” (Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoj)?”Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!”
Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: “A nuk e dëgjoni?!”Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!” (Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!”(Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyr. po qe se kuptoni!”(shuara 23-28).Në fund kur nuk pat mundësi të ju kundërvihet Faraoni argumenteve tha:nëse ti mer ndonjë Zot pos meje do të jesh prej të brgosurve.Shiqo se si pabesimtarët e përdorin forcën e tyre kur ata nuk posedojn argumente.
Dialogu në mes të imamve dhe atyre që nuk e besuan Allahun
Tregohet nga Ebu Hnifja Allahu e mëshiroft se erdhën tek ai një grup prej atyre që nuk besonin në Allahun dhe e pyetën për ekzistimin e Allahut.Atëher Ebu Hanifja ju drejtua : “më leni të qet sepse jam duke menduar në një qështje për të cilën u informova pak më herët.Më thanë se një anije e madhe me lloje të ndryshme të mallrave e cila nuk kishte asnjë rojtar e as ndonjë shofer,me gjith këtë që ajo ishte pa shofer dhe pa askënd që ta drejtoj atë ajo vinte dhe shkonte,i qante valët e detit gjersa përfundoi prej bartjes së mallrave.Atëherë i than:këtë gjë që po e thue nuk e thotë ai i cili posedon logjikë.Atëherë Ebu Hanifja ju drejtua: “A mendoni se kjo gjithësi me gjith precizitetin e saj që ka nuk ka Krijues”.Këta njerëz mbetën të hutuar me këtë dhe e pranuan të vërtetën dhe u bën musliman para duarve të Ebu Hanifes.
Imam Shafiu Allahu e mëshiroft një herë është pyet për ekzistimin e Krijuesit.E mori një dushk të dudit(lloj druri)dhe tha:”kjo flet e dudit shija është e njejt.Han prej sajë krymbi dhe nxjerr mëndafsh.Han prej sajë bleta nxjerr mjalt.Han prej sajë kafshët dhe del prej sajë mbeturin.Han prej sajë Kaprrolli del prej tij misk, edhe pse fleta ëshët një.
Tranmsetohet nga Ebu el Atahije se ka recitue këto vargje:
Qudi si i bëhet mëkat Allahut
apo si e mohon Atë mohuesi
Për Allahun në cdo send që lëviz
dhe në cdo send që është e qet ka argumente
Dhe në cdo gjë ka argumente që tregojn se Zoti është Një.
Është pyet një herë një arab i shkretirës i cili nuk dinte as shkrime as lexim për ekzistimin e Allahutdhe tha i quditur:Subhanallah.Mbeturina e devës tregon për ekzistimin e sajë,gjurmët tregojn për ecjen e dikujt.Qielli me yjet e tij, toka me rrugë të ndryshme,detrat me val të mdhaja a nuk argumentojn për ekzistimin e të Urtit dhe të Butit.
Perktheu :Shaban Murati
(Ebu Zekerija)
