Domosdoshmeria e mesimit te teuhidit
Fjala tevhih buron nga gjuha arabe dhe d.m.th te njehsosh diç apo ta konsiderosh te vetem ne dic te caktuar .
Ndersa ne aspektin terminologjik me fjalen teuhid eshte per qelllim :"Njesimi i Allahut azewexhel me tere ate qe i takon vetem Atij dhe te mohuarit e te drejtes qe ta shoqron ndokush ne kete pa marr parasysh kush eshte ai qoft melek apo i derguar,apo ndokush tjeter.
Dijetaret islam gjat studimit te kuranit dhe sunnetit kan ardhur ne perfiundim se tevhidi mund te ndahet ne tre kategori.
1-tevhidi rububijje d.mth. te vequarit e Allahut me meprat e Tij ,keshtu qe cdo veper te cilen nuk ka mendesi ta kryej askush pos Allahut ne e vecojm vetem me Allahunme te si p.sh. krijimi ,sundimi,ringjallja,furnizimi,etje.
2Tevhidi esmau we sifat d.m.th. te vecuarit e Allahut me emrat e Tij te bukur dhe cilesit e Tia te persosura duke besuar thellë dhe prer se nuk eshte i ngjajshem me Allahun askush .
3Tevhidi uluhijje.dm.th. te vecuarit e Allahut me veprat e tona,keshtu qe cdo veper e cila eshte e natyres së adhurimit nuk bene ti kushtohet askujt tjeter pos Allahut.
Teuhidi uluhijje
Realizimi i ketij teuhidi njeherit eshte edhe qellimi i krijimit te njerzve,eshte obligimi dhe pergjegjesia e par per te cilen do te llogariten neser para Zotit te tyre.
Allahu tebareke we teala na perkujton per kete realitet ku me kete rast thotë:"Une nuk i krijova xhinet dhe njerzit per tjeter pos qe te me adhurojn .Une nuk kerkoj prej tyre ndonje furnizim e as s'deshiroj te me ushqejnë ata.Allahu eshte furnizues i madh.Ai,fuqiforti."(edh-dharijat 56 57 58)
Andaj eshte obligative per cdo njerin qe te interesohet per kete lloj te teuhidit dhe t'a kushtoj mesimit te tij kohen,mundin dhe terë ate qe e posedon me qellem qe te kete njohuri se si ta kryen kete obligim dhe ne anen tjeter te interesohet dhe te angazhohet per mesimin e atyre veprave te cilat e prishin dhe e renojnë kete teuhid.
Te shumta jane argumentet e sheriatit te cilat na flasin per kete qe u permend dhe argumentet e tilla dijetaret i kan perdorur si baze per te sqaruar se mesimi i teuhidit nuk eshte nje gje vullnetare por eshte obligative,madje eshte obligimi kryesor dhe primar e qe besimtarinuk duhet te angazhohet me asgje para mesimit te tij.
Argumentet te cilat flasin domosdoshmerin e mesimit te teuhidit
Allahu i Madheruar thote :
1-"Une nuk i krijova xhinet dhe njerzit per tjeter pos qe te me adhurojn .Une nuk kerkoj prej tyre ndonje furnizim e as s'deshiroj te me ushqejnë ata.Allahu eshte furnizues i madh.Ai,fuqiforti."(edh-dharijat 56 57 58)
Ne kete ajet qartaz definohet se ajo e cila kerkohet prej neve eshet qe ta adhurojm Allahun e nuk mundesi ta arrijme kete pa njohjen e teuhidit te adhurimit i cili ,sikur do te vie ne vijim eshte garantuesi i vetem per pranimin e veprave tona.Andaj kryerja e te gjitha obligimeve te sheriatit eshte varur nga ky teuhid ngase ai i cili e fal namazin ,apo e agjeron ramazanin apo kryen obligime tjera,nersa ne anen tjeter i lutet ndokujt pos Allahut apo kerkon dic nga ai e qe ate duhet ta kerkoj vetem nga Allahu ateher i tilli nese nuk pendohet por vdes ne kete gjendje ,per ate te gjitha argumentet e sheriatit sheshmojne se veprat e tia te mira nuk do ti bejne pune diten kur do ta pret shperblimin per to.
Per kete vlen ta perserisim se sado qe te jet ndonje ogligim me rendesi apo me peshe ai domosdo eshte i varur nga shkalla e realizimit te ketij teuhidi.
2-Te gjithe te derguarit jane derguar per tia mesuar njerzimit keto lloj te teuhidit .Allahu i Madheruar thote:
"Cdo populli Ne i derguam nje te derguar (qe u thoshte):"Adhuroni vetem Allahun dhe shmanguni tagutit...."En Nahel 36
Ne kete ajet permendet misioni i te derguarve i cili perkufizohet ne dy pika kryesore e ato jane:
a-Adhurimi i Allahut te Vetem i cili eshte nje dhe nuk ak shok.Dijetaret kete adhurim e kane definu me definime te ndryshme por te peraferta ne mes vete,ndersa ne po e permendim ate te cilin e ka permendur dijetari i njohur Iben Tejmijje i cili thote:"Adhurimi eshte emer perbledhes i cili perfshin ne veten etij qdo fjale dhe veper te cilen e don Allahu dhe eshte i knaqur me te dhe te larguarit nga qdo fjale apo veper te cilen e ka ndaluar Allahu dhe nuk e don."
b-Te larguarit nga taguti e qe nenkupton te kunderten e kikes se pare .Sa i perket tagutit dijetaret e kane permendur se :"tagut eshte çdo kush i cili adhurohet po Allahut e ai eshet i knaqur me kete adhurim."Vlen ta permendim edhe definimin e ibn Kajimit i cili thote :"Tagut eshet cdo veperim permes te cilit njeriu e tejkalon kufirin e adhurimit ,pasimit apo nenshtrimit ."d.m.th.kufiri i adhurimit eshte te adhurohet vetem Allahu nese kalohet ky kufi ateher konsiderohet adhurim i tagutit ,apo pasohet ndokush pos te Derguarit salallahu alehi we selem e keshtu me rradhë.
3-Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli Allahu qoft i knaqur me te ,i cili thothe :"Kam qene i hipur pas te Derguarit salallahu alejhi we selem në gomarin e tij e mu drejtu me keto fjale :"O Muadh ! A e din ti se cili eshte obligimi i njerzve ndaj allahut ?! i thash Allahu dhe i derguari i Tij e din me se miri."Me tha :"Obligimi i njerzve ndaj Allahut eshte qe ta adhurojn vetem Ate dhe mos ti bejne shok ne adhurim ."Ateher mu kthy e mr tha :"E a e din se cili eshte obligimi i Allahut ndaj tyre nese ata e realizojne kete ."I thash :"Allahu dhe i Derguari i Toj e din me se miri ."Me tha :"Mos ti denon me zjarr."Buhariu dhe Muslimi
I Derguari salallahu alejhi we selem ne kete hadith e perdor fjalen "obligim "e cila qartaz deshmon se mesimi i ketij lloji te teuhidit i cili ka te beje me adhurimin e Allahut eshte obligative per cdo njeri dhe ngecja ne kete nenkupton ngecjen edhe ne fushat e tjera te fesë.
Driton Musliu
