Dietarët që shoqërohen me Tagutat

Këto janë disa rrëfime që duhet ti ndihmojnë të mençurit që të bëjë dallimin në mes dietarëve të vërtetë dhe fekih murxhiave të kësaj kohe.

“Hyra te Memuni dhe ai më tha: si je zgjuar o Nidr? Dhe unë i thash: mir o Emir el-Muminin dhe ai pyeti: Çka është Irxhaja? Unë ju përgjigja: ‘feja e cila është në përputhje me mbretrit, ata me të fitojnë prej dunjasë, dhe humbin prej fesë së tyre’ kështu që ai më tha: e ke thënë të vërtetën”[el Bidaje wen-Nihaje nga Hafidh Ibn Kethir, vol. 10/276]

Abdullah ibn Abbasi tregon se Pejgamberi salallahu alejhi we selem tha “Do të ketë sundimtar ku ju do ta njihni të mirën dhe të keqen prej tyre. Kushdo që i kundërshton ata është i shpëtuar. Kushdo që i braktis ata është i lirë. Dhe kushdo që përzihet me ta është shkatërruar”(përmbledhur nga Ibn Ebi Shejbah dhe et-Taberani)

Ebul-Ewar as-Sulami thotë se Pejgamberi salallahu alejhi we selem tha “Kini kujdes prej dyerve të sundimtarëve, sepse aty është telasheja dhe poshtërimi.” (përmbledhur nga ed-Dajlami dhe et-Tabarani).

Ebu Hurejra thotë se Pejgamberi salallahu alejhi we selem tha “Kushdo që i afrohet dyrve të sundimtarit bëhet i pikëlluar. Dhe kurdo që robi tërhiqet afër sundimtarit, ai vetëm se largohet prej Allahut.” (përmbledhur prej Ahmedi)