Dëshira e Allahut(el-iradeh)
Prej cilësive të Allahut gjithashtu është edhe dëshira e Allahu.Thotë Allahu: Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht si tëngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.(el-enam125).
Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.(el-insan 30).
Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: “Bëhu!”, ai menjëherë bëhet.(ennahl 40).Allahu thotë për agjëruesit:
All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju.(el-bekare 185).
Po ashtu Pejgamberi në hytben e tij thoshte:”Atë që e udhzon Allahu askush nuk e humb,po atë që e le të humbur Allahu nuk ka askush që e udhëzon”.
Llojet e dëshirës së Allahut
Dëshira e Allahut ndahet në dy pjesë:
1.el-iradetu el-kevnije(dëshira univerzale),e cila i përshtatet në gjuhën arabe fjalës(el-meshie).
Kjo dëshir e Allahut veqohet me dy gjëra kryesore.
E para:
Kjo dëshir përfshin të gjithë atë që e ka krijuar Allahu pa mar parasysh a e don Ai një gjë apo nuk e don.Në këtë aspekt nëse thot dikush:A e dëshiron Allahu kufrin.I themi:me dëshirën univerzale(el-kevnije) e ka dëshiruar kufrin Allahu edhe pse ai nuk e don kufrin dhe nuk është i knaqur me kufrin e robve të Tij.
E dyta:
Ajo që Allahu e ka dëshiruar me dëshirën e Tij univerzale patjetër duhet të ndodh,dhe nuk ka mundësi të vonohet nga caktimi i Tij.
2.el-iradetu esh-sherije(dëshira ligjdhënse).Kjo fjalë i përshtatet në gjuhën arabe fjalës(el-mehabeh)dashuri.Pra kur flasim për këtë lloj të dëshirës së Allahut gjithmon duhet të kuptohet atë që e don Allahu.
Po ashtu kjo dëshir e Allahu gjithashtu veqohet me dy gjëra kryesore:
E para:
Kjo dëshir veqohet me atë që e don Allahu.Allahu asnjëher nuk e don kufrin me dëshirën ligjdhënse(el-iradetu sherije) e as nuk e don mëkatin.
E dyta:
Nuk është pa tjetër të ndodh ajo që dëshiron Allahu me këtë lloj të dëshirës.d.m.th.ka mundësi që Allahu të doj dicka dhe ajo mos të ndodhë.Allahu don që të gjitha krijesat e Tij ta adhurojn Atë dhe mos të shoqërojn Atij asnjë shok.Por ata disa e adhurojn e disa nuk e adhurojn.Po ashtu Allahu nuk don shkatrrimin në tokë dhe nuk don kufrin edhe pse Ai ka caktue të ndodh nëj gjë e tillë.
Pra dallimi mes këtyre dy lloje të dëshirës së Allahut bëhet në dy forma:
-dëshira univerzale(el-iradetu el-kevnije)duhet pa tjetër të ndodh ajo që dëshiron Ai.Ndërsa në dëshirën ligjdhënse nuk është kusht të ndodh ajo që dëshiron Ai.
-dëshira ligjdhënse(el-iradetu esh-sherije) ëshët vetëm në atë që don Allahu ndërsa ajo univerzale është në atë që e don Allahu dhe në atë që nuk e don.
Nëse dikush thotë si ka mundësi të dëshiroj Allahu diçka që nuk e don.Dmth si ka mundësi ta dëshiroj kufrin, mëkatin kur Ai thamë që nuk i don këto gjëra.
Përgjigjja
Kjo është e dashur tek Allahu në një formë ndërsa është e urrejtur në formën tjetër.Ajo është e dashur tek Allahu për shkak të disa gjërave që kan mundëis të dallohen përmes sajë,ndërsa është e urrejtur për shkak se ai është mëkat.
Nuk ka penges që një gjë të jetë në të njejtën kohë edhe e dashur edhe e urrejtur.Psh.Njeriu e dërgon fëmiun e tij edhe pse gjëja më e shtrenjet për prindin është fëmiu por ai e dërgon tek mjeku që ta operoj ta qaj lëkurën e tij në mynyr që ta nxjerr atë që e dëmton fëmiun.Sikur të vie dikush prej njerzëve dhe të doj të ja qaj lëkurën fëmiut ne thonjë apo me ndonjë thikë pa asnjë arsye,prindi do ta urrente një gjë të tillë dhe do ta luftonte at përson.Ndërsa e dërgon tek mjeku e sheh duke ja qa lëkurën dhe me këtë veprim është i gëzuar.Për çka knaqet me këtë prindi kur kjo është një gjë e urrejtur dhe një dhimbje e madhe për fëmiun.Për arsye se ai i don dikujt tjetër një të mir të madhe që ndërtohet mbi këtë.
Prej tërë asja që cekëm deri tani në lidhje me këtë tem,mund të përfitojm në dy çështje:
E para:
Që shpresën dhe frikën ton dhe të gjith gjendjen ton ta lidhim me Allahun.Sepse çdo gjë është me dëshirën e Allahut.Një gjë e tillë tek ne realizon mbështetjen në Allahun.
E dyta:
Ta veprojm atë të cilën e don Allahu sipas sheriatit.nëse din se një gjë e don Allahu dhe është e dashur tek ai të veprohet një gjë e tillë,kjo ndikon në forcimin e qëllimeve tona.
Pergaditi: Shaban Murati